Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arratisja e Aleksandër Grudës në një film, Ardit Sadiku tregon si lindi ideja e dokumentarit që konkurron për ‘Oscars’

schedule09:27 - 9 Tetor, 2023

schedule 09:27 - 9 Tetor, 2023

Pak ditë më parë, “Alexandër” pati premierën në Tiranë, një film dokumentar nga Ardit Sadiku që rikthen pas 33 vitesh në vëmendjen e publikut shqiptar historinë e Aleksandër Grudës, një mekanik i flotës detare në Shkodër që vendosi të arratisej nga regjimi komunist duke rrëmbyer një anije luftarake.

Por përpjekjet për liri erdhën me një kosto të lartë. Ai humbi vajzën 5 vjeçare që u vra nga zjarri i rojeve detare. Filmi dokumentar është përfshirë në listën për të konkurruar për çmimet Oscar për vitin 2024. Sadiku, në një intervistë që dha për “Abc-ja e mëngjesit” tregoi se si lindi ideja për këtë dokumentar.

“Ka qenë punë shumë e madhe. Kam xhiruar në tre kontinente, në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Australi. Ka pasur punë shumë kolosale. Nuk kam pasur një skenar për dokumentarin. Ka qenë gjithçka zbulim dhe aventurë. Janë mbledhur të gjithë këto copëza dhe është krijuar dokumentari. Aleksandri njihet në Shkodër si personi që ka grabitur anijen, ishte si një lloj miti që flitej për të, dhe gjithmonë interesohesha se ku është Aleksandri. Gjeta numrin e kontaktit, jeton në New York, punon për Trump si recepsionist. Shkova dhe e takova personalisht. I propozova me bërë dokumentarin.“, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!