Flash: Rradhë të gjata udhëtarësh në portin e Durrësit
Rradhë të gjata udhëtarësh, të cilët janë irrituar pas vonesave, në portin e Durrësit. Shkak është bërë për bllokimi i sistemit TIMS
Speciale
Plazhi i Divjakës, perla e rrezikuar nga plehrat
Ai është një prej bukurive natyrore, e cila mbetet e paprekur nga shkatërrimet dhe betonizimet edhe pas 20 viteve ...
05 mars 2011 12:43
Plazhi i Divjakës është një prej bukurive natyrore të vendit tonë, i cili mbetet i paprekur nga shkatërrimet dhe betonizimet edhe pas 20 viteve.

Deti është i cekët dhe i shkëlqyer për pushime, ndërsa rëra dhe pylli të harmonizuara me njëri-tjetrin, formojnë kurorën më të bukur të vendit.

Rëra është e njohur për shërimin e shumë sëmundjeve reumatizmale, ndërsa sot plazhi është pushtuar nga një sasi e madhe e plehrave urbane.

Alarmi për ndotjen vjen nga te gjitha strukturat përgjegjëse vendore në plazh.

Shkak është bërë derdhja e mbeturinave të shumta në lumin Shkumbin.

Katastrofa

Një katastrofë, e cila po merr çdo ditë që kalon përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Drejtoria e Shërbimit të Higjienës, që prej fillimit të këtij viti, pasi ka monitoruar sasinë e ndotjes në plazh, arrin në përfundimin se sasia e mbeturinave është 5-fishuar.

Sipas Isuf Çelës, shef i Shërbimit të Higjienës në Lushnjë, devijimi i rrjedhjës së Shkumbinit po mbush rërën me mbeturina, ndërsa tërheqja e detit ka shtuar sipërfaqen e rërës.

Nga 50 metra që ishte bregdeti larg kabinave të para, tani largësia ka shkuar në 150 metër, duke shtuar sipërfaqen për pastrim.

Frika kryesore e organeve pastruese të plazhit në Divjakë është ligjërimi i fushës së mbetjeve në Rrogozhinë.

Nëse kjo ndodh atëherë, kjo perlë e Shqipërisë rrezikon të kthehet në vendin më të ndotur të botës.

Pastrimi

Ndërmarrja e pastrimit të plazhit në Divjakë, është përgjegjëse për 100 ha sipërfaqe te rërës për pastrim.

E gjendur përballe kësaj situate, me numrin e vogël të punonjësve dhe mungesën e mjeteve, kjo ndërmarrje e ka tepër të vështirë pastrimin e të gjithë sipërfaqes.

Këtë vit, pastrimi i territorit të plazhit ka nisur më herët. Që prej datës 4 janar, plazhi ka nisur të pastrohet dhe çdo ditë, me mijëra tonaleta mbeturina hiqen nga punonjësit, e përsëri duket sikur nuk është vënë dorë.

Në hyrje të plazhit, është montuar një tra, sipërmarrësit e të cilit të detyrojnë të paguash 100 lekë, në të kundërt nuk të lejojnë të futesh.
Plazhi është 23 km vijë bregdetare, i rrethuar në një kurorë të bukur pishash.

Kjo panorame quhet plazhi i gjelbëruar.

Por brenda këtij pylli dikur me qindra kafshë kishin banesat e tyre, por sot vetëm çakejtë dhe buajt kanë mbetur.

Insektet

Të shumta janë insektet. Në periudhën e plazhit ato janë të shumta sa pa kremra mbrojtës kundër insekteve nuk mund të besh pushime të rehatshme.

Drejtuesit thonë se Konventa e Ramstarit nuk lejon spërkatjen e territorit nga insektet pasi mund te dëmtohet ekosistemi dhe zhduken gjallesat e rralla.

Por edhe nqs kjo nuk do te ekzistonte nuk janë të përshtatshme kushtet e spërkatjes me avion.

Kabinat

Kabinat duken se këtë sezon nuk do të jenë problem për pushuesit. Dhënia e tyre me qera për 20 vjet privatëve ka bërë që këta të fundit të nisin shpenzimet për rregullimin e tyre pasi që prej ndërtimit të tyre, në ketë plazh nuk është kryer asnjë rregullim ne godina.

Në vijën e parë të territorit të plazhit, çdo pushues sheh këtë panoramë, kabina tepër të vjetra që mezi mbahen në këmbë.

Tashmë mendohet se ato do të rregullohen, ndërsa ka nisur shembja e bunkerëve, të vendosur 10 metra përpara çdo kabine dhe përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Lokalet

80 lokale, të cilat i paguajnë një shumë mjaft të kripur bashkisë, këtë sezon kanë nisur rikonstruksionet e tyre.

Pronaret përpiqen të mbajnë të pandryshuara çmimet për pushuesit, por edhe premtojnë se do të ndryshojnë kushtet në dhomat me qera.

Plani rregullues

Por për të pasur një politikë të qartë të zhvillimit të plazhit në Divjakë, për këtë perlë të natyrës shqiptare, nevojitet një plan rregullues.

Një plan i tillë ekziston prej dy vitesh e gjysmë, madje i është paraqitur KRRTSH për miratim.

120 ha janë në dispozicion të planit rregullues dhe në bazë të studimit janë parashikuar të gjitha parametrat dhe zonat e administrimit si për ruajtjen e biodiversitetit, ashtu edhe për zonat që do të kenë një trajtim të veçantë për rikonstruksion.

Për herë të parë pas 20 vitesh, në plazhin e Divjakës do t’i jepet fund problemit te furnizimit me ujë.

Ndërtimi i kanalizimeve dhe ujësjellësit, është në fazën përfundimtare.

Sezoni turistik

Sezoni turistik në plazhin e Divjakës pritet të hapet në 1 qershor dhe pritet që të frekuentohet nga 10 mijë pushues dhe mbi 8 mijë automjete në ditë.

Këtë vit, ky plazh nuk do të presë pushuesit me një tjetër panoramë, duke përjashtuar ndryshimin e kabinave dhe largimit të bunkerëve, por beteja për largimin e mbeturinave vazhdon.


 
Live Stream
Moti
Sot

34° / 24°
Nesër

34° / 24°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,85
104.88
EUR / LEK
0,50
139.44
GBP / LEK
0,30
174.5
CHF / LEK
0,73
115.23
JPY / LEK
0,03
101.56
Partnerë