Rritet numri i emigrantëve që kalojnë tranzit në Shqipëri
Në 24 muaj në Shqipëri 400 emigrantë të paligjshëm në qendrën e Karrecit
02 mars 2012 19:34
Shtohet numri i emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta, të cilët tentojnë të kalojnë tranzit ne Shqipëri me synim vëndet e BE-së.
Vetëm për muaj janar dhe shkurt janë kapur 77 emigrantë të tillë, nga të cilët 3 ishin femra dhe njëra shtatëzenë. Emigrantët janë kthyer në bazë të marrëveshjeve të ripranimit kryesisht në Greqi. Në 24 muaj në Shqipëri janë kapur dhe trajtuar në Qendrën e Mbyllur në Karrec, rreth 400 emigrantë të paligjshëm, ndërsa nga viti në vit numri i tyre rritet.