Policia e Shtetit shqiptar përkujton 99 vjetorin e krijimit
Legjislacion bashkëkohor dhe të përqasur me standardet e vendeve të BE-së
13 janar 2012 16:12
Policia e Shtetit ka përkujtuar 99 vjetorin e krijimit të saj. Në 13 janar 1913, disa muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe qeverisë provizore të Ismail Qemalit, u krijua forca e shërbimeve të rendit. Në prag të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, Policia e Shtetit vjen me një legjislacion bashkëkohor dhe të përqasur me standardet e vendeve të BE-së; me politika e strategji reformuese; me personel të mirëtrajnuar dhe të aftë për përmbushjen me sukses të detyrave; infrastrukturën dhe logjistikën e nevojshme; me sisteme e teknologji moderne, me arritje e progres mbresëlënës në luftën kundër krimit; kufij të sigurtë, rend publik në shërbim të komunitetit, si dhe me perspektivë të qartë për të ardhmen e sigurtë drejt integrimit të plotë evropian.