Flash: Policia sekuestroi rreth 1 ton kanabis sativa në orët e para të mëngjesit
Policia bllokoi një Velierë midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës, në bord u kapën një shqiptar dhe një italian
Reportazhe
Vëzhgimi/ Sheshi “Skënderbej”, si është lehtësuar trafiku
Prej katër ditësh, Sheshi është i kalueshëm nga automjetet dhe këmbësorët
17 nëntor 2011 16:19
Katër ditët e para kanë reflektuar lehtësimin në trafikun e qendrës së kryeqytetit pas hapjes së Sheshit “Skënderbej” për kalimin e mjeteve dhe këmbësorje.

Në një sondazh të kryer nga “ABC News” rreth orës 7:30 të paradites për të shkuar nga kryqëzimi i rrugës së Kinostudios me rrugën e Porcelanit, për në rrugën e kavajas, aty ku ka qenë kinema “Millennium 1”, me një lëvizje normale me automjet u përshkrua për 16 minuta.

Prej katër ditësh, sheshi “Skënderbej” është i kalueshëm nga automjetet dhe këmbësorët.

Vendimi ka bërë që drejtuesit e automjeteve të shmangin devijimet që përveçse u kushtonte kohë dhe nerva, ngarkonte artificialisht me trafik edhe rrugët qark sheshit dhe sidomos Unazën e mesme të Tiranës.

Ora 7:30 u zgjodh si një prej momenteve kur trafiku rezulton të jetë i ngarkuar nga lëvizjet e qytetarëve për të shkuar në vendet e punës, apo për të dërguar fëmijët në shkolla apo kopshte.

Situata mund të përmirësohet ende nëse ndërhyrjet në trafik, apo orientimet e shërbimeve të policisë rrugore gjejnë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe respektimin e sinjalistikave prej tyre.

Ndonëse rindërtimi i rrugëve për kalimin e automjeteve në sheshin “Skënderbej” është shoqëruar me sinjalistikën përkatëse për drejtimet e kalimit, këto shpesh nuk respektohen nga drejtuesit, duke shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve

Shefi i shërbimeve të trafikut në policinë rrugore të Tiranës shprehet edhe për lehtësirat që ka krijuar për segmentet e tjera tradicionalisht të ngarkuara me trafik automjetesh, hapja e sheshit “Skënderbej”.

Për lehtësimin e trafikut në rrugët më të ngarkuara shërbimet e policisë rrugore dhe patrullat e përgjithshme kryejnë ndërhyrje të shpeshta për ndëshkimin e drejtuesve që parkojnë dyshe duke bllokuar korsitë e lëvizjes.

Live Stream
Moti
Sot

25° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë