Flash: Presidenti Nishani: Vendimi i UEFA-s nuk ishte i drejtë
Nishani në Facebook: Drejtësia, kur nuk është e tillë, më shumë dëmton se sa bashkon popujt
Reportazhe
Komuna e Hotolishtit dikur në harresë, sot investohet
Mungonte infrastruktura, ndërsa sot investimet e qeverisë po e kthejnë në zonë turistike
06 nëntor 2011 10:45
Komuna e Hotolishtit dikur në harresë, sot investohet.

Deri dje mungonte infrastruktura, ndërsa sot investimet e qeverisë po e kthejnë atë në një zonë turistike.

Dikur fshatrat përreth Hotolishtit lidheshin me njëri-tjetrin nëpërmjet rrugëve me kuaj, ndërsa banorët e tyre për çdo rast gëzimi apo dhe fatkeqësie, apo dhe kur kishin dikë të sëmurë në familjen e tyre duhej të ecnin në këmbë dhe ta transportonin me krahë deri në qendrën shëndetësore.

Ndërsa sot komuna Hotolisht , një nga komunat më të mëdha të rrethit të Librazhdit është një zonë kreative turistike, falë ndihmës së qeverisë shqiptare duke e shpallur Zonën e Shebenikut “Park Kombëtar”.

Rruga kombëtare “Egnatia’ e cila kalon mes përmes Hotolishtit, dhe që lidh lindjen me perëndimin ishte lënë në harresë për ndërtimin e infrastrukturës.

Sot komunës i rikthehen investimet, madje vetë kryeministri Sali Berisha përuroi para pak kohësh fillimet e punimeve të rrugës Hotolisht-Frarë me një fond prej 146 milion lekë, një gjatësi 6.5 km me dy korsi, rrugë e cila shkon deri afër Parkut Kombëtar dhe e cila do t’u vijë në ndihmë jo vetëm banorëve të zonës por dhe zhvillimit të turizmit.

Sipas kryetarit te komunes Fadil Alliu, një nga premtimet e para të tij në fushatë ishte ndërtimi i një urë tip beli,me konstrukt metalik që lidh Hotolishtin me fshatin Çerçan.

Hotolishti shtrihet përgjatë dy aneve te luginës së Shkumbinitnë okat ku ë parë kanë jetuar kandavët të cilët kanë patur një kulturë të lashtë dhe të vyer, duke ndërtuar edhe një ndër rrugët më strategjike të Ballkanit, rrugën Kandavia.

Rrugë mbi të cilën më pas Romakët ndërtuan rrugën Egnatia.

Potenciali turistik në Hotolisht përbëhet nga elementet turistike që ofron natyra si dhe elementët e trashëgimisë kulturore, të cilat tërheqin turistë të huaj dhe vendas, e që këtë verë kanë qenë të shumtë.

Bukuritë natyrore në malësitë e Hotolishtit, krijojnë mundësinë e zhvillimit të turizmit, ndërsa organizimi i shëtitjeve turistike është një nga mundësitë e shumta që të ofron kjo zonë.

Pyjet e Dardhës, Shebenikut, Qukësi e Xhyrës, burimet e shumta si dhe lëndinat e gjelbra gjatë stinës së verës, krijojnë mundësinë e zhvillimit të turizmit sportiv, të gjuetisë dhe atë argëtues.

Ndërsa relievi malor, është potencial zhvillimi për turizmin malor dhe sportiv si ski, alpinizëm, gjueti dhe peshkim.

Dikur në harresë, sot pamja për Hotolishtin me një infrastrukturë moderne europiane ka kthyer faqe, duke e bërë një vend gjithnjë e më të dëshiruar për turistët.

 
Live Stream
Moti
Sot

22° / 10°
Nesër

24° / 11°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë