Flash: Presidenti Nishani çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për KLD
Presidenti Nishani kërkon pezullimin e dispozitave të ligjit për KLD deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese
Reportazhe
Në Durrës mungojnë parkingjet, mjetet “zaptojnë” trotuaret
Qyteti i cili gjatë sezonit veror mbipopullohet nga njerëzit, po shkon drejt një kolapsi urban
10 prill 2011 11:03
Qyteti i cili gjatë sezonit veror mbipopullohet nga njerëzit, po shkon drejt një kolapsi urban.

Durrësi po vuan një zhvillim kaotik infrastrukturor, ku parkimet në qytet, janë kthyer në elementin më shqetësues, ndoshta dhe një nga tmerret e përditshëm për të gjithë qytetarët.

Fare mirë, në rrugët e qytetit bregdetar mund të shohësh dy ose tre parkime në një korsi, ose parkim të dyfishtë duke e vështirësuar akoma më shumë qarkullimin.

Së fundmi, një tjetër problem tjetër i është shtuar këtij qyteti, trotuaret e këmbësorëve janë kthyer në vendparkime për mjetet.

Drejtues të automjeteve nuk hezitojnë t’i parkojnë ato në vende ku thuhet qartë se është i ndaluar parkimi apo edhe mbi trotuar.

Plot 4 vjet më parë, bashkia e Durrësit lançoi me shumë bujë ndërtimin e parkingjeve të nëndheshme, me kapacitet 1 mijë vende, i cili do të ndërtohej në sheshin përpara stacionit të trenit.

Edhe këtë herë, premtimi mbeti vetëm në fjalë, pasi sot është e vështire që të gjendet qoftë edhe një vend i vetëm parkimi.




 
Live Stream
Moti
Sot

27° / 18°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,86
108.16
EUR / LEK
0,60
140.05
GBP / LEK
-1,29
174.33
CHF / LEK
0,66
116.09
JPY / LEK
1,57
102.86
Partnerë