Flash: Propagandonte për ISIS, Gjykata e Shkodrës caktoi arrest shtëpie për mësuesen Emine Alushi
Rasti i mësueses Emine Alushi e cila propagandonte para nxënësve për ISIS, u denoncua në emisionin investiagativ “STOP” në Tv KLAN
Të tjera
Prezantuesit e Sanremo-s
Në krah të Carlo Conti këtë vit Maria De Filippi
11 janar 2017 17:11
Janë bërë zyrtar emrat që do të prezantojnë këtë vit festivalin Sanremo. Bëhet fjalë për Carlo Contin dhe Maria de Filippi që do ti ngjiten së bashku festivalit të mirnjohur që do të mbahet nga data 7 deri më 11 Shkurt.

Jemi  mësuar ta shohim në mediat italiane si një ndër figurat më të dashura të tij, dhe këtë herë Maria De Filippi do të shkelë edhe në një tjetër skenë mjaft të dashur nga të gjithë, Festivalin e Sanremos.
“Po Carlo, e pranoj ftesën tënde dhe do të jem në Sanremo!” Ishte përgjigja që producentja dhe moderatorja e njohur italiane i ka dhënë Carlo Conti-t, për të qenë krah tij në skenën e festivalit të Sanremos që do të mbahet nga data 7 deri më 11 Shkurt.
“Për festivalin tim të tretë doja më të mirën, dhe më e mira është Maria”-është shprehur Conti.
Ka qënë revista italiane “Chi” që ka publikuar lajmin duke shkruar se kjo marrëveshje është  arritur pas 1 viti bisedimesh të fshehta.
Revista e famshme shkruan se personi i parë me të cilin u këshillua De Filippi ishte bashkëshorti i saj Maurizio Costanzo, i cili e aprovoi menjëherë idenë, për të marr më pas edhe lirinë nga kompania mediatike “Mediaset” ku 55 vjeçarja punon.
Ndër të tjera, “Chi” zbulon edhe emrat e disa prej artistëve të mëdhenj, të cilët do të jenë të ftuar në Sanremo, mes të cilëve përmendet Tiziano Ferro, Zucchero, Giorgia, Ed Sheeran dhe Steve Ëonder. 
 Carlo Conti dhe Maria de Filippi do të formojnë me siguri dyshen më të bujshme dhe më të dashur të 20 viteve të fundit në festivalin e mirënjohur.
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë parlamentare janë përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Mendoni se debati mes tyre për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të prodhojë konsensus?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,64
129.3
EUR / LEK
-1,36
134.45
GBP / LEK
2,05
159.58
CHF / LEK
-0,82
125.78
JPY / LEK
-5,24
110.07
Partnerë