Flash: Basha në “Facebook”: Brenda një viti qeveria e futi vendin në krizë ekonomike
Kreu i PD, Basha në “Facebook”: Nuk do të lejojmë që pas 24 vitesh të kthehet shteti policor
Të tjera
Hëna e plotë në Londër
Jep spektakël të vërtetë në qiellin londinez
04 gusht 2012 12:11
Një hënë e plotë dhe e bukur u bë një protagoniste e madhe në ditën e shtatë të garave në Lojrat Olimpike. Londra dhe të ftuarit e saj ndoqën me kërshëri, dhe natyrisht fotografët nuk munguan të bënin detyrën, ndërsa rruzulli i vogël kaloi pranë Urës së Kullave mbi Tamiz, siç njihet në anglisht në të gjithë botën, “Tower Bridge”.
Hëna u bëri shoqëri rrathëve olimpikë, herë duke u kthyer në rrethin e gjashtë dhe herë duke hyrë brenda diametrit të ndonjërit prej tyre.
Pavarësisht nga shkëlqimi i jashtëzakonshëm i garave në atletikë, not, peshëngritje, vozitje, volejboll apo tenis, sërish hëna arriti të tërhiqte vëmendjen për spektaklin që dhuroi.
Tifozët më fatlumë për ta parë këtë shfaqje ishin ata që po ndiqnin garat e volejbollit në rërë, në kompleksin e quajtur “Parada e Rojeve të Kalorësisë”, por po ashtu edhe ata që po dilnin nga Stadiumi Olimpik i Londrës në përfundim të garave të atletikës.
Besohet se kjo ka qenë nata e vetme kur mund të ndodhte një vizitë e tillë e plotë e hënës, ndërsa më tej vëmendja do të kthehet tërësisht në garat në të gjitha disiplinat sportive në Londër 2012.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 12°
Nesër

22° / 12°
Pasnesër

23° / 13°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë