Divorcohen Tom Kruiz dhe Kate Holmes
Ndarja e çiftit hollivudian pas një martese 5 vjeçare
30 qershor 2012 11:57
Çifti hollivudian Tom Kruiz dhe Katie Holms janë divorcuar duke i dhënë fund martesës së tyre 5-vjeçare.
Zyra e avokatit të Xhonatan Volfe konfirmoi divorcin. “Kjo është një çështje personale dhe private”, tha ai në një deklaratë për mediat.
Çifti ka një vajzë 6-vjecare Suri, dhe 49 vjeçari Kruiz ka dhe 2 fëmije nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Nikol Kidman.
Tom Kruiz u martua me Katie Homes 33 vjec, gruaja e tretë e tij në një kështjellë italiane në nëntor të 2006.
Një zëdhënës i Kruiz tha për BBC se “Katie kishte kërkuar divorcin dhe Tom e priti me mjaft trishtim dhe po përqendrohet tek 3 fëmijet e tij”.
Sajti TMZ raporton se Holmes plotësoi dokumentet e divorcit në Nju Jork të enjten duke cituar dallime të papajtueshme mes tyre dhe se kërkon kujdestarinë e vajzës së tyre.
Që nga momenti kur takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, Holmes interpretoi në disa filma të rëndësishëm dhe besohet gjërësisht se influenca e të shoqit ndikoi shumë në këtë drejtim. Por përfitimet nga fama e tij, erdhën me një kosto për aktoren e re: Cruise, kontrollonte sipas gjasave, cdo projekt filmi të së shoqes, e madje edhe më shumë se aq.
Tom Cruise ka qenë i martuar dy herë më parë, në fillim me aktoren Mimi Rogers, e më pas me Nicole Kidman, karriera e së cilës, sipas revistës Forbes, ishte e mbytur deri në momentin kur lidhja e tyre mori fund.