Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Sport
Kukësi reagon pas humbjes me Skënderbeun
Fiton në Lushnje. Sukses i papritur i Kamzës në Gjirokastër
12 tetor 2017 17:35
Kukësi arriti një fitore të rëndësishme në Superligë dhe mbeti sërish në pretendime. Skuadra e trajnerit Milinkoviç, gjithsesi, nuk e pati aspak të lehtë në Lushnje.

Kampionët janë sërish aty.
Kuksianët las pas humbjen e rëndë me Skënderbeun në shtëpi, dhe iu kthyen ritmit që kërkohet për të mbrojtur titullin.
Edhe pse një ndeshje mjaft e lehtë teorikisht, në fushën e Lushnjes, sërish tri pikët ishin shumë të rëndësishme, qoftë për moralin dhe qoftë për renditjen.
Gjithsesi, nuk qe aspak e thjeshtë.
Lushnja luajti për herë të parë këtë sezon në stadiumin e saj, “Roza Haxhiu”, ndaj edhe moralin e kishte të lartë, por u godit kur portieri Spaho doli me karton të kuq me të nisur pjesa e dytë.
Të ndodhur në epërsi numerike, të besuarit e trajnerit Mladen Milinkoviç thyen rezistencën e vendasve dhe fituan ndeshjen 2-0.
Golat u shënuan shumë pranë njërit-tjetrit, fillimisht nga Guri në minutën e 58-të, dhe pastaj nga Alijev në të 60-ën.
Kukësi ka 10 pikë pas 5 javëve, një numër pikësh ndoshta jo plotësisht I kënaqshëm, por që e lejon të vazhdojë pretendimet për të fituar sërish Superligën.
Aq pikë sa duhet ndoshta nuk ka as Flamurtari, por gjithsesi, skuadra e trajnerit Shpëtim Duro doli e kënaqur nga Shkodra.
Barazimi me Vllazninë, arritur me shifrat 1-1, nuk është për t’u hedhur poshtë, dhe I lë vlonjatët në pozicionet e larta të tabelës.
Kroati Tomisllav Bushiç kaloi miqtë në epërsi, ndërsa Vllaznia e trajnerit Cungu mundi të barazonte me penallti pikërisht në fund të pjesës së parë. 
Goli u shënua nga Olsi Gocaj.
Pas pushimit, shkodranët u përpoqën të fitonin, por nuk ia dolën.
Rezultati ndoshta më I papritur ishte ai në Gjirokastër.
Kamza, ekip me pretendime, por që nuk e kishte nisur mirë kampionatin, fitoi 2-1 ndaj Luftëtarit vendas, me dy gola të shënuar nga Raçiç.
Suksesi u arrit në minutën e katërt dhe të fundit shtesë.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë