Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Sport
Sokol Cikalleshi shprehet i lumtur për vlerësimin e Igli Tares
Shpreson të luajë me Lacion në Serinë A
12 tetor 2017 13:01
Sokol Cikalleshi është i lumtur për vlerësimin e Igli Tares së Lacios. Sulmuesi I kombëtares shpreson që një ditë të luajë në Serinë A.
Do të ishte një kulm karrierë nëse realizohej.
Sokol Cikalleshi ndihet I lumtur me vlerësimin e bërë për të nga Igli Tare i Lacios.
Një shans për të luajtur në Serinë A do të ishte i mirëpritur, edhe pse ende duhet të ndodhin shumë gjëra derisa të ndodhë.
Në epër të sulmuesit ka folur agjenti i tij, Emre Gymyshdorajan.
“I lexova fjalët e Tares, - tha ai, - dhe është kënaqësi të marrësh një vlerësim të tillë. Lacio do të ishte kulmi i karrieës për Sokolin, dhe gjithçka është e mundur nëse vjen një ofertë konkrete. Gjithsesi, të mos harrojmë se sapo është firmosur një kontratë e rëndësishme me Osmanlisporin, që bëri blerjen më të shtrenjtë në historinë e vet”.
Igli Tare, duke folur për Supersportin, u shpreh se I pëlqen shumë një lojtar si Cikalleshi, dhe shtoi se nuk e kupton sesi ai vazhdon të luajë në një kampionat të nivelit të dytë.
Cikalleshi luan për Osmanlisporin në Superligën e Turqisë, si dhe është pjesë e kombëtares shqiptare.
Ai e nisi karrierën tek Besa në qytetin e tij të lindjes Kavajë, luajti më pas për Tiranën, Inçeon Junajtid në Kore të Jugut dhe te Kukësi, ndërsa në 2014 u transferua tek Spliti në Kroaci.
Një sezon më pas, Istanbul Bashaksehiri pagoi 1.8 milionë euro për kartonin e tij, përpara sesa ta transferonte tek Osmanlispori.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë