Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Sport
Superliga luan sot javën e pestë
Skënderbeu synon shkëputjen, ndërsa rrezikon Iuliano i Partizanit
12 tetor 2017 10:07
Superliga e futbollit do të luajë sot ndeshjet e javës së pestë. Skënderbeu kërkon shkëputje edhe më të madhe nga rivalët, ndërsa trajneri i Partizanit, Iuliano, rrezikon stolin nëse nuk ia del në Durrës.

Pa përfunduar mirë jehona e kombëtares, ja ku kthehet Superliga.
Pesë ndeshje në një ditë, pikërisht në të sotmen, kur do të luhet e gjithë java e pestë, me Skënderbeun që synon të vazhdojë serinë pozitive dhe pse jo edhe shkëputjen e mëtejshme nga rivalët.
Kryesuesit presin Laçin në Korçë, një ndeshje e lehtë në letër, dhe pikërisht kjo gjë e shqetëson trajnerin Ilir Daja.
Duhet përqëndrim. Laçi ka luajtur mirë me ekipet e fortë, pikët vlejnë njësoj si me Partizanin apo Kukësin. Jo problem, ngarkesa e ndeshjeve.
Ai që rrezikon më shumë është trajneri I Partizanit, Mark Iuliano.
Italiani erdhi me bujë në verë, por skuadra e tij pretendente për titull është e fundit me vetëm 2 pikë, dhe ndaj Teutës në Durrës kërkohet vetëm fitorja.
A e ka të qartë trajneri se çfarë mund të ndodhë nëse nuk ia del?
"Nuk e di se çfarë do të ndodhë nëse nuk marrim rezultatin e duhur. Skuadra e di që e ka forcën që të nisë të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të luajë, të argëtojë, por sidomos të shënojë gol, atë që duam të gjithë. Nuk është koha të flasim për krizën, por të përpiqemi që të dalim prej saj. Thuajse në çdo ndeshje kemi qenë shumë mirë në 70-80 metra të fushës, por duhet të shënojmë gol dhe të fitojmë”
Ka zhgënjyer më pak Kukësi, por trajneri Milinkoviç e di se në klubin e tij ka pak durim.
Humbja me Skënderbeun ka tronditur jo pak, ndërsa presidenti Gjici ka dhënë një ultimatum për të fituar ndeshjet e radhës, duke nisur nga kjo e sotmja në Lushnjë.
"Në çdo ndeshje luajmë për të marrë fitoren. NËse nuk ia dalim do të jetë një zhgënjim, por do të ketë pasoja edhe përsa i përket vazhdimësisë. Përsa i përket garës për titull, nuk dua të flas për Skënderbeun apo për rivalët. Ne shikojmë në radhë të parë skuadrën tonë. Të mos harrojmë edhe Partizanin".
Jo pak presion tek Vllaznia.
Shkodranët zbritën në gjysmën e poshtme të tabelës pas humbjes 0-2 në Laç, dhe të besuarit e trajnerit Cungu ende nuk duken një skuadër e vërtetë.
Kapiteni I këtij sezoni, Gilman Lika, e kupton vetvetiu sesa e vështirë do të jetë ndaj Flamurtarit, edhe pse luhet në Shkodër.
Bëmë gabim në ndeshjen e fundit, sidomos në fushën tonë duhet marrë maksimumi. Nuk do jetë e lehtë ndaj Flamurtarit, që luan më mirë jashtë se brenda.
Në ndeshjet e sotme, në orën 14:00 luajnë Lushnja-Kukësi, Vllaznia-Flamurtari dhe Luftëtari-Kamza, ndërsa në orën 17:00 janë Skënderbeu-Laçi e Teuta-Partizani.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë