Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Sport
Skënderbeu sërish ndaj Dinamos së Zagrebit në Plej Of
Europa League e vështirë, por presidenti Takaj beson
04 gusht 2017 15:57
Skënderbeu do të ketë një rival të njohur në plej ofin e Ligës së Europës. Shorti I Nionit I rezervoi sërish Dinamon e Zagrebit, ekip që e mposhti thellë dy vjet më parë.

Nuk do të ekzekutohet himni I Championsit, por do të jetë sërish solemne.
Skënderbeu është për të tretën herë përballë historisë, në plej ofin e kupave kontinentale, dhe përballë I doli një rival I njohur, Dinamo e Zagrebit.
Skuadra e shquar shqiptare kundër superfuqisë së Kroacisë, me të njëjtin synim, fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Ky ishte verdikti I shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, dhe ku u duk qartë se diferenca e korçarëve me më të fortët është ende e madhe.
Dinamo, që duket e pakalueshme për ne, ndodhej në vendet e fundit të grupit të skuadrave të favorizuara.
Dy sezone më parë, kroatët triumfuan dy herë, së pari 2-1 në “Elbasan Arena”, dhe pastaj 4-1 në “Maksimir” të Zagrebit.
Këtë herë luhet më parë në Kroaci, dhe pastaj në Shqipëri.
Pavarësisht nga vështirësia, presidenti I Skënderbeut, Ardian Takaj, u tregua optimist, ndërsa foli në linjë telefonike për abc neës-in.
Takaj spjegoi se përse ka besim këtë radhë, ndërsa ekipi I tij u mposht thellë dy vjet të shkuara.
Takaj, fillimisht, shprehu dëshirën që shorti t’i vendoste përballë Milanin, por këtë fat e patën shqiptarët e tjerë, ata të Maqedonisë.
Do të jetë Shkëndija e Tetovës rivale e skuadrës më të madhe të kompeticionit këtë sezon, me shtatë herë kampionët që pritet të zbresin në stadiumin kryesor të Shkupit, “Filipi II”.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë