Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Sport
Olimpiakosi i Besnik Hasit luan me Rijeken kroate në Plej Ofin e Championsit
Ansi Agolli me Kopenhagenin
04 gusht 2017 14:24
Një trajner dhe dy futbollistë shqiptarë mësuan rivalët e radhës në Champions. Besnik Hasi, Ansi Agolli dhe Sokol Cikalleshi nuk do ta kenë shumë të lehtë që të arrijnë në fazën e grupeve.

Pritja mori fund dhe tani fillojnë llogaritë.
Trajneri Besnik Hasi dhe futbollisti Ansi Agolli mësuan kundërshtarët në plej ofin e Ligës së Kampionëve, pas shortit që u hodh në Nion të Zvicrës. 
Hasi, trajner I Olimpiakosit të Pireut, do të ketë përballë kampionen e Kroacisë, Rijekën, ndërsa Agolli, që luan me Karabakun e Azerbajxhanit, do të ndeshet me kampionen e Danimarkës, FC Kopenhagen.
Të dy kundërshtarët janë të fortë, por sidomos më të vështirë do ta ketë kapiteni I kombëtares, Agolli, pasi Kopenhageni është një skuadër që ka arritur 7 herë në fazën e grupeve të Championsit.
Një short edhe më të fortë pati lojtari tjetër I kombëtares, Sokol Cikalleshi. Skuadra e tij, Bashaksehir Spor nga Turqia, do të përballet me ekipin e shquar spanjoll, Seviljen.
Ndër çiftet e tjerë, më shumë bien në sy përballjet mes Napolit të Italisë dhe Nisës së Francës, dhe mes Hofenhajmit të Gjermanisë dhe Liverpulit të Anglisë.
Ndeshjet e plej ofit të Ligës së Kampionëve do të luhen në datat 15 e 16 gusht, si dhe në 22 e 23 gusht.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë