Flash: Luan Rama: LSI është në koalicion me PS dhe jemi seriozë e të përgjegjshëm
Luan Rama: LSI nuk u regjistrua për zgjedhjet në Kavajë sepse PS e zgjodhi në mënyrë të njëanshme kandidaturën
Sport
Nuk ka të papritura në listën e De Biazit për Italinë
“Nuk shkojmë të humbim, duam të shkojmë në Botëror”
20 mars 2017 13:16
Trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, shpall listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Italisë në Botëror. Italiani tregoi se çfarë pret në këtë përballje, dhe se çfarë synimesh ka në grupin tonë eleminator

E di mirë se po shkon drejt një të panjohure të madhe.
Nuk do të jetë e lehtë për Xhani De Biazin, ndeshja e kombëtares shqiptare që ai drejton, ndaj Italisë katër herë kampione të botës.
Probleme të mëdha në ekipin e tij, në krahasim me të kaltrit që duken në formën më të mirë të viteve të fundit.
Gjithsesi, ashtu ishte edhe në Portugali apo në Norvegji, dhe Shqipëria fitoi.
Ndoshta ia del edhe këtë herë?
Ishalla. Sikur të ndodhte kështu. Do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të madhe.
Disa lojtarë janë të dëmtuar, shumë të tjerë luajnë pak, si Veseli apo Ajeti.
Pa problem. Trajneri ka gjetur mënyrën sesi ta kthejë këtë dobësi në forcë.
Duket se De Biazi nuk do të sfidojë vetëm Italinë.
Ka një konflikt në distancë mes tij dhe presidentit të Federatës, Duka, dhe duket se trajneri i thotë këto fjalë për të.
Kjo bëhet më e qartë kur ai ngacmohet për rinovimin e mundshëm të kontratës.
Një italian kundër Italisë.
Si ndihet De Biazi përpara ndeshjes me kombëtaren e atdheut?
Përgjigja e tij duket edhe si një lamtumirë.
De Biazi bëri edhe prezantimin e ndihmësit të tij të ri, Marko Veronezes, të cilin e vlerësoi për cilësitë e tij.
Veroneze deklaroi se e pranoi ftesën sepse ishte një mundësi e madhe për të punuar me Shqipërinë dhe me një trajner që e njeh dhe me të cilin ka punuar më parë.
De Biazi udhëtoi pas konferencës drejt kompleksit “Tropikal” të Durrësit, ku ekipi nis grumbullimin, dhe ku do të përgatitet deri të enjten, përpara udhëtimit për në Palermo.


Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,03
125.83
EUR / LEK
-0,92
135.42
GBP / LEK
-2,59
155.87
CHF / LEK
-0,82
126.51
JPY / LEK
-0,99
111.15
Partnerë