Flash: Ilir Meta u zgjodh President i ri Republikës nga Parlamenti
Ilir Meta u zgjodh President nga Parlamenti pasi mori 87 vota pro dhe vetëm 2 kundër
Sport
Kombëtarja Shqiptare e femrave nuk përballon dot Italinë U19
Ekipi i trajnerit Grima humb 0-1 në Elbasan
11 janar 2017 17:15
Kombëtarja e futbollit të femrave e humbi ndeshjen e parë të vitit 2017. Vajzat e drejtuara nga trajneri Grima u mundën në miqësore, edhe pse përballë patën 19-vjeçaret e Italisë.

Nuk ka shumë kohë që femrat shqiptare luajnë futboll.Diferenca me Europën dhe Botën ndihet, madje edhe kur përballen me mosha të ndryshme. Kombëtara e të rriturave u ndesh me Italinë U19 në “Elbasan Arena” dhe sërish humbi. Një disfatë minimale me një gol të pësuar shpejt. Që në minutën e 6-të shënoi Aliçe Regacoli, mesfushore e Interit të Milanos. Formacioni me lojtaret e përzgjedhura nga trajneri Armir Grima u përpoq t’u përgjigjej kundërshtareve më të reja, por pjesë e një vendi me futboll shumë më të zhvilluar të femrave sesa Shqipëria.
Ia doli të shmange një humbje më të thellë, por jo të arrinte barazimin.
Kjo, pavarësisht përpjekjeve të lojtareve të tilla si Jashari, Franja apo Seranaj.
Miqësorja do t’i shërbejë vajzave shqiptare për ndeshjen eleminatore të radhës në Europian, e cila do të luhet në 26 Janar në Greqi.
Deri tani, ato i kanë humbur të tria sfidat e para, ndaj Greqisë, Rumanisë dhe Francës, duke shënuar vetëm 1 gol dhe duke pësuar plot 13.
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë