Flash: Propagandonte për ISIS, Gjykata e Shkodrës caktoi arrest shtëpie për mësuesen Emine Alushi
Rasti i mësueses Emine Alushi e cila propagandonte para nxënësve për ISIS, u denoncua në emisionin investiagativ “STOP” në Tv KLAN
Sport
Amir Abrashi nuk ka dëmtim të rëndë
Frajburgu njofton se lojtari del në stërvitje pas një jave
11 janar 2017 15:41
Aspak i rëndë dëmtimi i mesfushorit shqiptar Amir Abrashi. Lojtari i Frajburgut bëri vizitën mjekësore në Gjermani dhe mori një përgjigje lehtësuese.

Nuk do ta humbasë ndeshjen magjike ndaj Bajernit.
Amir Abrashi pritet të kthehet brenda një jave në stërvitjen e Frajburgut, për të qenë gati shumë shpejt.
Ishte vetë klubi i Bundesligës që njoftoi me një postim në Tuiter, se dëmtimi i mesfushorit shqiptar nuk rezultoi aq i rëndë sa mendohej.
Përfundimi i vizitës mjekësore ishte një lehtësim i vërtetë për lojtarin e kombëtares kuqezi, i cili tani duhet të luftojë me kohën për të gjetur formën e tij më të mirë për përballjen me skuadrën kampione dhe kryesuese të kampionatit gjerman.
Abrashi shpreson që të jetë i përfshirë në ekipin që do të jetë në stadiumin e Frajburgut për sfidën e parë të Bundesligës për këtë vit, pse jo edhe të jetë titullar.
Mesfushori 25-vjeçar është kthyer në një nga futbollistët e domosdoshëm për trajnerin Kristian Shtrajh, duke dhënë një ndihmë vendimtare fillimisht në ngjitjen në kategorinë e parë, dhe pastaj në një edicion mjaft të mirë deri tani.
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë parlamentare janë përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Mendoni se debati mes tyre për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të prodhojë konsensus?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,64
129.3
EUR / LEK
-1,36
134.45
GBP / LEK
2,05
159.58
CHF / LEK
-0,82
125.78
JPY / LEK
-5,24
110.07
Partnerë