Flash: Dorëzohet në polici bashkëpunëtori i dyshuar në vrasjen e Elton Çiços
Renato Milloshi u dorëzua pasi ishte në kërkim sepse dyshohet se e ndihmoi Jani Aliajn në atentatin ku u vra Elton Çiço
Sport
Napoli kalon në çerekfinalet e Kupës së Italisë
Hysaj luan vetëm 12 minuta në fitoren ndaj Specias
11 janar 2017 14:56
Fundi ishte i lumtur në Arenën e Maradonës.
Napoli kreu detyrën e shtëpisë duke kaluar në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Në një ndeshje ku mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, luajti vetëm 12 minuta, skuadra vendase fitoi 3-1 në “San Paolo”.
Zielinski, Xhakerini e Gabiadini ishin autorët e golave në një sfidë ku trajneri Sarri aktivizoi shumicën e lojtarëve nga rezervat.
Pavarësisht nga një moment I papëlqyer kur Pikolo barazoi për Specian modeste të Serisë B, napolitanët nuk e diskutuan shumë kalimin e turit.
Avantazhi u arrit dhe u thellua në vetëm dy minuta, me Manolo Gabiadinin që shënoi golin e tretë në tri ndeshje radhazi.
Sulmuesi, që nuk e kishte bërë diçka të tillë prej gati dy vjetësh, gjithsesi, synon të largohet nga Napoli deri në fund të janarit.
Me dy fitore në dy ndeshje, viti 2017 ka nisur shumë mirë për skuadrën pesë herë fituese të Kupës, që mbetet pretendente në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.
Në Serinë A nuk është larg vendit të parë dhe ndodhet në zonën Champions, në Ligën e Kampionëve do të përballet me Realin e Madridit, ndërsa Kupa është objektivi më i mundshëm për t’u arritur.
Live Stream
Moti
Sot

18° / 8°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-2,44
126.86
EUR / LEK
1,89
136.34
GBP / LEK
-1,12
158.46
CHF / LEK
1,55
127.33
JPY / LEK
2,07
112.14
Partnerë