Flash: Policia sekuestroi rreth 1 ton kanabis sativa në orët e para të mëngjesit
Policia bllokoi një Velierë midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës, në bord u kapën një shqiptar dhe një italian
Sport
Golden Stejti është fituesi i vetëm nga skuadrat e mëdha të NBA-së
Humbin San Antonio e Klivlendi
11 janar 2017 13:51
Basketbolli amerikan nuk ka gjithmonë respekt për ekipet më të mirë. Dy prej tyre pësuan humbje ndaj kundërshtarëve inferiorë.
Disfatat janë normale në NBA, edhe për skuadrat më të forta.
Vetëm Golden Stejti ia doli ta shmangte në një mbrëmje kur respekti për më të fortët mungoi dukshëm.
Nënkampionët triumfuan ndaj Majemit, por San Antonio e Klivlendi e pësuan.
Nën udhëheqjen e heroit të ri, Kevin Durant, Uorriors kapërceu një ndeshje të vështirë ndaj Majemit, me shifrat 107-95.
Ishte një fitore me përmbysje, në të cilën Durant shënoi 28 pikë, ndërsa Stefën Kërri tregoi sërish nivel të lartë.
Lojtari më I mirë I NBA-së në dy sezonet e kaluara, realizoi 24 pikë, kapi 8 topa në tabela dhe shërbeu 9 pasime fituese, duke qenë fare pranë një “tripëll dabëlli”.
Golden Stejti përballoi mungesën e Klej Tompsonit, edhe pse nuk qe e lehtë. 
Bilanci i nënkampionëve është 33 fitore e 6 humbje, dhe ata u shkëputët pak më shumë nga San Antonio që humbi në fushën e vet, 107-109 me Miluokin.
Disfata ishte ndaj Miluokit, vetëm për një kosh, 107-109.
Leonard shënoi 30 pikë për një nga ekipet më të mirë të kampionatit, por nuk u ndihmua sa duhet nga Pau Gasol (me vetëm 6 pikë) apo Toni Parker me14 pikë.
Klivlendi humbi, por nuk u dëmtua aspak në Konferencën Lindore.
Në fushën e Jutës nuk kaloi dot, dhe u ndëshkua 92-100, duke pasur tani 9 disfata këtë sezon, ndaj 28 fitoreve.
Lebron luajti mirë, por nuk mjaftoi.
Xhejms shënoi 29 pikë, kapi 6 topa në tabela dhe shërbeu 5 asistë, Kajri Irving shtoi 20, por Kevin Lov realizoi vetëm 12 pikë.
Ishte një dështim i paralajmëruar për një skuadër me moshë mesatare të madhe, që synon ta mbyllë sezonin në krye të Konferencës së saj, dhe të mbledhë të gjitha forcat në plej of.
Live Stream
Moti
Sot

25° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë