Flash: Dorëzohet në polici bashkëpunëtori i dyshuar në vrasjen e Elton Çiços
Renato Milloshi u dorëzua pasi ishte në kërkim sepse dyshohet se e ndihmoi Jani Aliajn në atentatin ku u vra Elton Çiço
Sport
Keidi Bare është shqiptari i parë që luan në ekipin e parë të Atletikos së Madridit
Realizova një ëndërr
11 janar 2017 12:29
Një futbollist shqiptar bëri debutimin për një nga klubet më të mëdhenj të Spanjës dhe të Europës. Kjo ndodhi në ndeshjen e fundit të Kupës së Mbretit

Ishte dita e tij.
Keidi Bare u bë shqiptari I parë që debutoi për Atletikon e Madridit.
Mesfushori 19-vjeçar u fut në lojë në minutën e 79-të të ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Las Palmasit.
Futbollisti fierak, anëtar I Shqipërisë U21 ka bërë tashmë një rrugë të gjatë që kur kaloi nga Apolonia e Fierit në klubin e madh spanjoll në fund të vitit 2013.
Pas sukseseve në ekipin e të rinjve, ai u përfshi për herë të parë në skuadrën e të rriturve nga trajneri Simeone në 2014.
Vazhdoi të luante me Atletikon U19, ku shkëlqeu në Spanjë dhe në Champions, duke pritur momentin e tij.
Shansi erdhi në mbrëmjen e 10 janarit 2017.
“Për mua, debutimi në ekipin e parë, ishte një ëndërr që kur mbërrita këtu. Jam shumë I kënaqur dhe falenderoj trajnerin Simeone dhe gjithë stafin teknik që më dhanë këtë mundësi. E vërteta është që nuk shpresoja ta bëja këtë debutim, por ja që më dhanë një kënaqësi të madhe”.
Nëse për Baren ishte një ndeshje për të mos u harruar, Atletiko duhet ta harrojë këtë sa më shpejt.
Edhe pse luajti me futbollistët më të mirë, sërish humbi ndaj Las Palmasit, me rezultatin 2-3, dhe u kualifikua për në çerekfinalen e Kupës vetëm në sajë të fitores 2-0 të takimit të parë jashtë fushe.
Për trajnerin Simeone, gjithsesi, më shumë rëndësi pati kualifikimi sesa humbja.
Live Stream
Moti
Sot

18° / 8°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-2,44
126.86
EUR / LEK
1,89
136.34
GBP / LEK
-1,12
158.46
CHF / LEK
1,55
127.33
JPY / LEK
2,07
112.14
Partnerë