Flash: Në rang vendi janë numëruar 1349/5362, PS 192 985 vota, PD 107 773 vota,LSI 59 507 ,PDIU 14 684
Sport
Shtatë klube të Superliges kërkojnë shtyrjen e turneun për shkak të motit
FSHF do marrë një vendim
10 janar 2017 19:04
Shtatë klube të Kategorisë Superiore kërkojnë shtyrjen e rifillimit të kampionatit, për shkak të kushteve atmosferike. Federata Shqiptare e Futbollit pritet të marrë një vendim.

Kushtet janë këto që i shihni.Superliga shqiptare duhet të rifillojë në 21 Janar, veçse mesa duket duhet menduar mirë përpara sesa të ndodhë.
Reshjet e dëborës dhe i ftohti i madh e i zgjatur kanë krijuar vështirësi nëpër stadiume, siç duket tek “Zeqir Ymeri” i Kukësit, apo në “Skënderbeun” e Korçës.
Plot shtatë dhe 10 klubet e Kategorisë Superiore, i kanë kërkuar Federatës që të shtyjë javën e parë të fazës së tretë.
Bëhet fjalë për Kukësin, Partizanin, Skënderbeun, Tiranën, Luftëtarin, Vllazninë, Flamurtarin dhe Korabin.
Organizatorja e turneut, pra Federata, njofton njëkohësisht se Teuta e Laçi nuk janë dakord me shtyrjen.
Vetë institucioni kryesor i futbollit do të marrë shpejt një vendim.
Shqipëria nuk ka impiante të standardeve moderne europiane, nivele të cilëve u afrohen vetëm “Loro Boriçi” në Shkodër dhe “Elbasan Arena”, ndaj edhe kushtet e motit i ndjen më shumë sesa vendet e zhvilluara.
Po ashtu, rrezik mund të sjellë edhe udhëtimi i skuadrave dhe i tifozëve, pavarësisht se autoritetet thonë se rrugët nacionale janë të kalueshme.
Live Stream
Moti
Sot

38° / 22°
Sondazh
Cila parti mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare 2017?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-6,51
119.49
EUR / LEK
-0,83
134.1
GBP / LEK
-7,42
153.76
CHF / LEK
-3,16
123.03
JPY / LEK
-8,27
107.2
Partnerë