Flash: Propagandonte për ISIS, Gjykata e Shkodrës caktoi arrest shtëpie për mësuesen Emine Alushi
Rasti i mësueses Emine Alushi e cila propagandonte para nxënësve për ISIS, u denoncua në emisionin investiagativ “STOP” në Tv KLAN
Sport
Ndahen stemat e arbitrave të FIFA-s.
Shqipëria ka Jeminin, Jorgjin, Koçin dhe Borovën për vitin 2017
10 janar 2017 18:21
FIFA u dorëzoi stemat ndërkombëtarëve të vitit 2017, arbitrave të futbollit shqiptar. Tre gjyqtarë meshkuj dhe një femrë morën vlerësimin e madh në një ceremoni ku ishte edhe një emër i shquar nga Anglia.

Pa ta nuk luhet dot futbolli.Arbitrat janë pjesë integrale e lojës më popullore të botës, dhe ata të Shqipërisë kishin ditën kur do të përzgjidheshin më të mirët e 2017-ës.Në praninë e një emri të famshëm të profesionit, Dejvid Elereit nga Anglia, u ndanë në Durrës stemat e FIFA-s.
Në sallën e hotelit “Adriatik” ishin të pranishëm dhjetëra arbitra, ndër kryesorët në vend, dhe patën shansin të ndiqnin një minikurs kualifikimi me lektor një nga ish-gjyqtarët e famshëm të FIFA-s.Shqipëria do të përfaqësohet në futbollin ndërkombëtar me Andi Koçin, Enea Jorgjin dhe Lorenc Jeminin për meshkuj.Për femra, stemën e FIFA-s e mbajti shkodrania Fationa Borova.
Njëkohësisht, u dhanë stemat edhe për ndihmësit e gjyqtarëve.
Federata Shqiptare e Futbollit u përfaqësua me zv. Presidentët Lutfi Nuri dhe Edvin Libohova.
Po ashtu nga ish-gjyqtari shqiptar i FIFA-s, sot shef i sektorit të arbitrave, Sokol Jareci.
Gjyqtarët i përfaqësonte kryetari i shoqatës së tyre, Tahir Kastrati.
Në përfundim, natyrshëm në qendër të vëmendjes ishte Elerei, dhe nisma e FIFA-s për të përdorur teknologjinë në arbitrim.
"Mendoj se eksperimenti i FIFA-s me teknologjinë për të ndihmuar gjykimin në futboll është ende në fazat e tij të para. Në Japoni, u provua në Kupën e Botës për klubet. Ndoshta do të duhet pak më shumë kohë sesa ne kishim menduar. Teknologjia ndihmon gjyqtarët që të ndreqin vendimet e tyre, dhe këtë ta bëjnë shumë shpejt. Ne nuk duam që të ndryshojmë bukurinë e futbollit, ne duam që kjo lojë të vazhdojë të rrjedhë siç duhet, të ketë emocione, por ne duam edhe mundësinë që të ndreqim ato që janë gabime të vërteta dhe të rëndësishme, si një gol apo një penallti”.
Nuk mungoi një pyetje për vendimin e gjyqtarit në ndeshjen Shqipëri-Izrael, ku u dha penallti dhe u përjashtua Gjimshiti.
"Në ato situata në zonën e rreptësisë ku një ekipi i është mohuar një mundësi e qartë për të shënuar, nëse lojtari përpiqet të ndërhyjë ndaj topit, jepet karton i verdhë. Nëse ka shtyrje, mbajtje, tërheqje, nëse ka prekje me dorë, nëse nuk ka përpjekje për të larguar topin, kjo quhet lojë jo e ndershme dhe jepet karton i kuq".
Elerei dha edhe një njoftim për planet e UEFA-s, ndonëse as ai nuk mundi të shpëtonte nga gripi.
"UEFA do të merret seriozisht me rolin e kapitenit më futboll, sepse ne mendojmë se kapiteni ndikon shumë në sjelljen e lojtarëve, dhe në marrëdhëniet me gjyqtarin. Ndonjëherë, kapiteni është thjesht dikush që mban shiritin. Mendojmë se ai duhet të ketë më shumë fuqi për lojë pozitive dhe sjellje pozitive".
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë parlamentare janë përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Mendoni se debati mes tyre për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të prodhojë konsensus?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,64
129.3
EUR / LEK
-1,36
134.45
GBP / LEK
2,05
159.58
CHF / LEK
-0,82
125.78
JPY / LEK
-5,24
110.07
Partnerë