Flash: Dorëzohet në polici bashkëpunëtori i dyshuar në vrasjen e Elton Çiços
Renato Milloshi u dorëzua pasi ishte në kërkim sepse dyshohet se e ndihmoi Jani Aliajn në atentatin ku u vra Elton Çiço
Sport
FSHF i jep Partizanit 200 000 euro
Për ndërtimin e dy fushave në kompleksin e tij të ri sportiv
10 janar 2017 16:04
Partizani do të ketë mundësi t’i ndërtojë më shpejt fushat e stërvitjes në kompleksin e tij të ri. Klubi kryeqytetas do të marrë një ndihmë të rëndësishme.

Do të marrë një dorë të mirë ndihme.Federata Shqiptare e Futbollit pritet t’i japë Partizanit një fond të rëndësishëm, që do të përdoret për infrastrukturën.Bëhet fjalë për më shumë se 200 000 euro, dhe paratë do të mbulojnë shpenzimet për ndërtimin e dy fushave të reja në kompleksin e ri sportiv që po ndërtohet.Shifra saktësisht është 230 000 euro dhe përbëhet nga dy pagesa të ndryshme, 150 000 jepen direkt nga arkat e Federatës, ndërsa 80 000 euro janë të fondit të solidaritetit.Besohet se Partizani merr fondin e solidaritetit për dy sezone.
Vlen të theksohet se kryeqytetasit kanë qenë më kritikët ndaj Federatës pikërisht për këtë fond, dhe ky qendrim detyroi drejtuesit e futbollit në vend që të dilnin përpara mediave për të dhënë sqarimin e tyre.
Partizani ndërkaq synon të përfundojë sa më shpejt stadiumin në kompleksin e ri, në mënyrë që të ketë mundësi t’i luajë ndeshjet në kryeqytet.
Gjatë këtij sezoni, shtëpia e të kuqve ka qenë “Elbasan Arena”, gjë që ka ndikuar jo pak negativisht në ecurinë e skuadrës.
Klubi i presidentit Demi u përpoq që të arrinte një marrëveshje me Tiranën për të luajtur në “Selman Stërmasi”, por tiranasit akordi nuk është arritur.Presidenti i Tiranës, Halili, deklaron se bëhet fjalë thjesht për një ngatërresë, por Partizani është i bindur se rivalët nuk kanë dashur që ata të luanin në stadiumin e tyre.
Live Stream
Moti
Sot

18° / 8°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-2,44
126.86
EUR / LEK
1,89
136.34
GBP / LEK
-1,12
158.46
CHF / LEK
1,55
127.33
JPY / LEK
2,07
112.14
Partnerë