Flash: Propagandonte për ISIS, Gjykata e Shkodrës caktoi arrest shtëpie për mësuesen Emine Alushi
Rasti i mësueses Emine Alushi e cila propagandonte para nxënësve për ISIS, u denoncua në emisionin investiagativ “STOP” në Tv KLAN
Sport
Entoni Dejvis ishte lojtari më i mirë i mbrëmjes në NBA
Ai realizoi diçka të veçantë ndaj Nju Jorkut
10 janar 2017 16:34
Ishte më i miri i mbrëmjes edhe si shënues, edhe për zotërimin e koshave.
Entoni Dejvis u shfaq edhe një herë në rolin e një pasurie të vërtetë të NBA-së, pasi realizoi 40 pikë dhe kapi 18 topa në tabela, madje në vetëm 29 minuta.
Ishte e pesta herë radhazi që 23-vjeçari shënoi të paktën 20 pikë dhe kapi 15 tabela, arritje që e përfshin atë në një elitë të përzgjedhur.
Në 30 vitet e fundit, vetëm tre basketbollistë të tjerë e kanë bërë diçka të tillë, pikërisht Kevin Lov, Çarls Barkli dhe Hakim Olaxhuon.
Lojtari elegant dhe shtatlartë plot 2.11 metra, pati fatin e mirë të ishte në anën e fituesve pasi Nju Orlinsi triumfoi ndaj Nju Jorkut, me shifrat 110-96, madje në fushë kundërshtare, në arenën më të famshme të Amerikës, “Medison Skuer Garden”.
Situata e Dejvisit është vërtet paradoksale.
Ai është një nga lojtarët më të mirë të sezonit, I treti për pikët e shënuara plot 1078 pikë, I dyti për mesataren me më shumë se 29 pikë për ndeshje.
Kjo nuk ka mjaftuar që Nju Orlinsi të shkëlqejë.
Përkundrazi, ndodhet në vendin e 6-të nga fundi në Konferencën Perëndimore, me vetëm 15 fitore në gati 40 ndeshje.
Ky bilanc mund të përkeqësohet pasi Dejvis u detyrua të largohej nga ndeshja në Nju Jork për shkak të një dëmtimi, një tjetër problem në këmbët e tij delikate.
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë parlamentare janë përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Mendoni se debati mes tyre për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të prodhojë konsensus?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,64
129.3
EUR / LEK
-1,36
134.45
GBP / LEK
2,05
159.58
CHF / LEK
-0,82
125.78
JPY / LEK
-5,24
110.07
Partnerë