Flash: Dorëzohet në polici bashkëpunëtori i dyshuar në vrasjen e Elton Çiços
Renato Milloshi u dorëzua pasi ishte në kërkim sepse dyshohet se e ndihmoi Jani Aliajn në atentatin ku u vra Elton Çiço
Sport
Amir Abrashi do të humbasë fillimin e Bundesligës
Shqiptari i Frajburgut u dëmtua në një miqësore
10 janar 2017 13:59
Viti 2017 nuk filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për Amir Abrashin. Mesfushori I kombëtares shqiptare pësi një dëmtim gjatë fazës përgatitore të skuadrës së tij, Frajburgut
Një mëkat i vërtetë për një lojtar të tillë.
Amir Abrashi do ta humbasë rifillimin e Bundesligës në 20 janar, dhe pikërisht ndeshjen e madhe ndaj Bajernit.
Futbollisti i kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes miqësore që Frajburgu luajti dhe fitoi 3-1 ndaj Vaducit në Spanjë.
Mediat gjermane njoftojnë se dëmtimi nuk është edhe aq i lehtë, ndonëse ende nuk është përcaktuar sesa kohë do të mungojë mesfushori me origjinë nga Kosova.
Abrashi u detyrua të largohej nga kampingu stërvitor i Frajburgut në Sotogrande të Spanjës dhe të kthehej në Gjermani për të bërë vizitat e duhura mjekësore.
Mungesa e tij pritet të jetë një goditje e madhe për skuadrën e tij, që shpreson të vazhdojë një sezon shumë të mirë deri tani.
Niveli i lartë i mesfushorit shqiptar i siguroi atij dhjetorin e kaluar edhe rinovimin e kontratës si dhe një rritje të ndjeshme të pagës vjetore.
Gjithsesi, shpresat janë që Abrashi të mos mbetet gjatë jashtë fushave të lojës, dhe të mos rrezikojë që të jetë gati për sfidën e Shqipërisë ndaj Italisë në 24 mars për eleminatoret e Botërorit.
Live Stream
Moti
Sot

18° / 8°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-2,44
126.86
EUR / LEK
1,89
136.34
GBP / LEK
-1,12
158.46
CHF / LEK
1,55
127.33
JPY / LEK
2,07
112.14
Partnerë