Flash: Arrestohet ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto
Gjykata caktoi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, pasi akuzohet për korrupsion pasiv
Sport
Merkato e janarit
Qindra milion euro për transferimin e Diego Kostës, Falkaos dhe Van Persit
23 dhjetor 2013 14:30
Gjithmonë është konsideruar si një merkato e varfër.
Por këtë herë do të jetë ndryshe, ndërsa duke nisur nga dita e parë e vitit të ardhshëm qindra milionë euro pritet të qarkullojnë në tranferimet e futbollistëve.
Nuk do të mungojnë emrat e mëdhenj dhe goditjet e bujshme.
I pari në listë është Diego Kosta.
Sulmuesi i Atletikos së Madridit është vendosur në shënjestrën e disa prej klubeve më të mëdhenj të Europës.
Më i interesuar është Çelsi.
Skuadra londineze ka nisur që tani tratativat, ndërsa është gati të paguajë 40 milionë euro për futbollistin me origjinë braziliane.
Një tjetër tranferim I bujshëm pritet të jetë ai e Radamel Falkaos te Reali I Madridit.
Kampionati spanjoll është destinacioni I ardhshëm I sulmuesit, por klubi madrilen kërkon ta përshpejtojë blerjen e lojtarit që në merkaton e janarit.
Mediat iberike bëjnë të ditur se Reali ofron 42 milionë euro për Falkaon, teksa vetë sulmuesi është gati të largohet nga Monako.
Nuk qëndron pas Barcelona në merkaton e dimrit.
Katalunjasit shohin larg dhe kërkojnë nga Mançester Junajtid, Robin Van Persi.
Sulmuesi hollandez ka kohë që ka lënë të hapur mundësinë e largimit të tij nga Mançester Junajtid.
Nga ana tjetër edhe klubi anglez mund të heqë dorë nga shërbimet e futbollistit nëse vjen një ofertë e mirë.
E tillë është ajo e Barcelonës që ofron 35 milionë euro për sulmuesin.
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë parlamentare janë përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Mendoni se debati mes tyre për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të prodhojë konsensus?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-2,44
126.86
EUR / LEK
1,89
136.34
GBP / LEK
-1,12
158.46
CHF / LEK
1,55
127.33
JPY / LEK
2,07
112.14
Partnerë