Flash: Përplasje me armë në Shkodër, dy të vdekur dhe një i plagosur
Shkodër, nga përplasja me armë mbetën të vrarë, Edmond Batraj dhe Edmir Aliaj, u plagos 20-vjeçari Amarildo Pirani, të tre me precedentë penal
Sport
Teuta-Tirana, ndryshimi i trajnerit nuk e ndryshoi aspak Tiranën
Ajo nuk mori dot më shumë se një barazim 0-0 në fushën e Teutës, e treta ndeshje ku nuk shënojnë
13 shkurt 2011 22:06
Një skuadër që na ka mësuar të shënojë shumë gola, mbushi plot 3 ndeshje pa realizuar. Kjo është Tirana që u ndal në një barazim 0-0 edhe në Durrës përballë Teutës, duke vazhduar të rrezikojë objektivat sezonalë, pra kupat e Europës.

Ndryshimi i trajnerit më shumë shërbeu për ta zbehur edhe më shumë lojën e bardhebluve sesa për ta nxitur atë, ndonëse shpesh herë ndodh ndryshe. 24 herë kampionët e vendit nuk arritën të krijonin thuajse asnjë rast të pastër në pjesën e parë, ndërsa në fushë nuk ishin Osmani e Lilaj të pezulluar, Zizoviç ende i dëmtuar, por edhe Mukajn.

Duke mos pasur as Balën dhe as Hykën në formacion, natyrisht Tirana humbi jo pak cilësi, ndërsa durrsakët e Edi Martinit ishin të rreshtuar në fushë për të mos lejuar Tiranën të rrezikonte dhe për të shfrytëzuar çdo gabim të saj. Kjo bëri që ndeshja të përqëndrohej më së shumti në mesfushë, madje ishte Teuta që iu afrua pak më shumë golit me Bakiasin apo Pepën.

Tifo grupi “Tirona Fanatics” kishte shpalosur në stadium një parullë shumë domethënëse me fjalët “Misho, fike telefonin” në gjuhën angleze, nënkuptim i qartë për ndërhyrjet në punët e brendshme që pati ish-trajneri Dede nga drejtuesit.

Në pjesën e dytë Tirana nuk arriti të tregonte synimet e saj sepse menjëherë Gilman Lika u përjashtua nga loja me karton të kuq, pasi goditi Ninon duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Ndërsa pritej që të ishte Teuta që të përfitonte nga epërsia numerike, ndodhi e kundërta dhe Tirana dhuroi minutat më të mira të saj pikërisht me një lojtar më pak në fushë.

Pero Pejiç humbi mundësinë më të mirë për të shënuar, duke humbur një gol kur kishte portën e boshatisur para vetes. Por sulmuesi kroat u vonua dhe Kastrati shpëtoi skuadrën e tij nga goli i sigurt dhe thuajse i bërë. Më pas ishte Tusha që edhe ai mund të shënonte, por edhe lojtari i ri gaboi duke gjuajtur jashtë. Në minutat e fundit të dyja skuadrat u përpoqën, por Pejiç mbeti i bllokuar nga Sheta, ndërsa në krahun tjetër Bakiasi humbi një mundësi të mirë brenda zone për Teutën. Mbyllet 0-0, e treta ndeshje radhazi në të cilën Tirana as nuk shënon dhe as nuk pëson.
Live Stream
Moti
Sot

16° / 7°
Nesër

15° / 9°
Sondazh
Mendoni se masat për vjedhjen e energjisë janë veprim për të justifikuar rritjen e çmimit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë