Flash: Banka e Shqipërisë ngriti dy komisione për të evidentuar vjedhjen e parave në Qendren e Emision
Sipas ekspertëve në Bankës së Shqipërisë janë konstatuar 6 pako të hapura, që mendohet se Bitraj ka tërhequr shuma parash
Sport
Superliga/ Flamurtari-Vllaznia do të jetë kryendeshja e javës 20
Për kryesuesit bëhet fjalë për një nga pengesat më të mëdha në rrugën drejt titullit
11 shkurt 2011 19:16
This text will be replaced
Java është jubilare, e 20-ta dhe Superliga dalë nga dalë po i afrohet fundit të fazës së dytë të saj. Spikat mbi të gjitha një ndeshje, një klasike për Shqipërinë, ndonëse e krijuar si e tillë në vitet 80-të, takimi Flamurtari-Vllaznia, përballje që do të jetë të dielën në kohë dreke, ora 13.00 në stadiumin e Vlorës.

Për kryesuesit bëhet fjalë për një nga pengesat më të mëdha në rrugën drejt titullit, edhe pse në fushën e tyre nuk kanë humbur asnjë pikë deri më tani. Në pritje të ndeshjes së radhës në Korçë ndaj Skënderbeut, trajneri Magani këshillon lojtarët e tij që të ruhen nga kartonët, ndërsa skuadra u bën apel tifozëve për të qenë në stadium.

Shkodranët duket se nuk e quajnë veten më pretendentë aq të fortë për titull, pasi barazimi 0-0 në “Loro Boriçi” ndaj Shkumbinit i ka ftohur jo pak. Gjithsesi, synimi është “një trofe”. Të gjitha këto llogari bien kur vjen puna për 90’ në Vlorë, kur Vllaznia nuk ka pse të mos synojë pikë. “Flamurtarit do t’ia bëjmë malore” është batuta e përdorur nga presidenti kuqeblu Valter Fushaj.

Për hir të kryendeshjes e nisëm nga e diela, por do të jetë më parë e shtuna që do të ofrojë 3 takime. Besa-Bylis dhe Dinamo-Kastrioti luhen në 13.00, ndërsa Skënderbeu-Laçi 3 orë më vonë, në 16.00, falë impiantit të ndriçimit që ka stadiumi korçar dhe dëshirës për të ofruar sa më shumë spektakël.

Trajneri i Skënderbeut, Muça, beson se çështja e titullit nuk mund të quhet në asnjë mënyrë e mbyllur, ndaj duhet fituar 3-pikëshi ndaj kurbinasve të cilët duket se pak mundësi do të kenë për të rikuperuar pikët e humbura në fushën e tyre ndaj Flamurtarit.

Në Kavajë e Tiranë priten fitore vendase, porse trajneri i Besës, Haxhiu u kujton lojtarëve të tij se Bylis ka mundur Flamurtarin, ndërsa tek Dinamo ambienti duket ende i tronditur pas largimit të trajnerit Ilir Daja.

Ndihmësi i tij, Mergjyshi, do ta drejtojë skuadrën ndaj krutanëve.
Së fundi, duke u kthyer sërish tek e diela, në Durrës do të kemi një duel dikur shumë domethënës, Teuta-Tirana. Durrsakët janë po ata dhe shumë të rrezikshëm ndaj bardhebluve që mund të mos e kenë kaluar ende tërmetin e shkarkimit të Nevil Dedes. Pa Osmanin e Lilajn dhe me Hykën në dyshim, trajneri i ri, kroati Misho Krstiçeviç nuk do ta ketë të lehtë.

Java XX

Shkumbini-Elbasani
E shtunë, 13.00
Besa-Bylis
Dinamo-Kastrioti
Skënderbeu-Laçi 16.00
Të dielën, 13.00
Flamurtari-Vllaznia
Teuta-Tirana

1. Flamurtari Vlorë 19 32:15 43
2. Skenderbeu Korca 19 28:17 36
3. Vllaznia Shkodër 19 21:15 35
4. Tirana SK 19 27:17 31
5. Dinamo Tirana KS 19 29:26 28
6. Laci SK 19 22:21 27
7. Teuta Durrës 19 19:22 22
8. Shkumbini Peqin 19 23:28 22
9. Kastrioti Krujë 19 19:27 21
10. Besa Kavajë 19 15:23 19
11. Bylis Ballshi 19 23:34 18
12. Elbasani SK 19 20:33 12

Promo
Live Stream
Moti
Sot

31° / 19°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,00
103.65
EUR / LEK
0,00
139.42
GBP / LEK
0,00
175.87
CHF / LEK
0,00
114.69
JPY / LEK
0,00
101.72
Partnerë