Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Sport
Roben e Riberi, për herë të parë së bashku në sezon me fanellën e Bajernit
Riaftësimi i dy ”yjeve” shihet nga bavarezët si mënyra e vetme për të shpëtuar sezonin
11 shkurt 2011 14:19
Të gjitha shpresat e Bajernit për të ndrequr ecurinë në Bundesligë do të bazohen te dy “yjet” Arjen Roben dhe Frenk Riberi, të cilët do të luajnë për herë të parë sëbashku gjatë këtij sezoni, në ndeshjen e së shtunës ndaj Hofenheimit.

Dyshja e quajtur nga shtypi “Roberi” nuk e ka ndihmuar ekipin e Van Galit deri tani sepse të dy mesfushorët krijues kanë pasur probleme fizike.

Bajernit i duhet të marrë veten nga humbja shokuese e javës së kaluar.

Bavarezët e mbyllën pjesën e poarë 2-0, por u mundën 3-2 nga Këlni.

As Riberi dhe as Roben nuk luajtën në këtë takim.

“Ndihem mirë dhe do të jep maksimumin ndaj Hofenheimit”, tha Roben, i cili nuk luajti në ndeshjen miqësore të Holandës, pikërisht për të qenë plotësisht i gatshëm për këtë takim.

Bajerni renditet në vendin e pestë të kampionatit 15 pikë larg Dortmundit kryesues.

“Objektivi ynë është vendi i dytë”, ka sqaruar drejtuesi Rumenige, teksa bavarezët janë të impenjuar edhe në 1/8-t e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Borusia e vendit të parë do të luaj në Kaizerslautern. Skuadra e Klopit e ka moralin në qiellin e shtatë pasi pesë titullarë të saj u grumbulluan nga kombëtarja gjermane për miqësoren e vendit të dytë.

Leverkuseni, që është i dyti me 12 pikë më pak, shkon në Frankfurt, ndërsa Mainzi luan të dielën në Këln.


Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë