Flash: KQZ rrëzoi kërkesën e kandidatit të pavarur, Bujar Fezga për rinumërimin e votave në Këlcyre
KQZ rrëzon me 4 vota pro dhe 3 kundër kërkesën e kandidatit të pavarur, Bujar Fezga për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në Këlcyrë
Sport
Limardo nderohet me shpatën e artë
Ceremoni në nder të fituesit të medaljes së artë në skermë
08 gusht 2012 12:29
Ruben Limardo, fituesi i medaljes së artë olimpike në skermë u nderua me një kopje të shpatës së artë të Simon Bolivar nga presidenti Hugo Çavez.
Limardo u kthye në Venezuelë pasi triumfoi në turneun e skermës në Londër 2012, duke regjistruar suksesin e parë të vendit të tij në Lojërat Olimpike pas 44 vjetësh.
“Nuk ka person më ideal sesa fituesi i medaljes së artë, kampioni i skermës, që të marrë një kopje të shpatës së Simon Bolivar. Dhe ky është Ruben Limardo. Të lumtë”, deklaroi Çavez në ceremoninë e pritjes, ky të pranishëm ishin edhe atletët e tjerë venezuelianë që konkurruan në olimpiadë.
Kjo ishte dhurata e presidentit të Venezuelës për kampionin olimpik, që triumfoi në mënyrë surprizë, edhe pse përpara eventit ai renditej i 13-ti në klasifikimin botëror.
27-vjeçari u prit si hero në vend, sepse medalja e artë mungonte prej rreth katër dekadash e gjysmë, që prej vitit 1968 kur boksieri Fransisko “Moroçito” Rodriguez hipi në shkallën më të lartë
të podiumit në kategorinë mizë.
Në ceremoninë e nderimit, i pranishëm ishte edhe ish-boksieri, ndërsa Limardo deklaroi se shpatën do ta mbante në shtëpinë e tij në Shtetin e Bolivarit dhe se do të lejonte të gjithë të interesuarit që ta shikojnë.
Shpata e larë në flori është e zbukuruar edhe me mbi njëmijë diamandë, rubinë dhe gurë të tjerë të çmuar. Në të kaluarën, kopje të tilla të saj, Çavez ia ka dhuruar Fidel Kastros dhe presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad.
Live Stream
Moti
Sot

30° / 18°
Sondazh
A ishin këto pritshmëritë për 61 kryetarët e rinj të bashkive, nisur nga rezultatet paraprake për zgjedhjet vendore të 21 qershorit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,63
129
EUR / LEK
0,03
140.98
GBP / LEK
-1,09
197.72
CHF / LEK
0,01
136.29
JPY / LEK
-1,51
104.09
Partnerë