Sport
Donald Suxho shqiptari në ekipin amerikan
Si kapiten i skuadrës përcaktuar rezultatin kundër Gjermanisë
01 gusht 2012 14:36
Duket se ekipi i përfaqësues sonë në Lojërat Olimpike 2012, nuk janë të vetmit shqiptarë. Edhe pse përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Suxho një talent në volejboll mund të themi që është shqiptari me i suksesshëm në Londër 2012. 
Në ndeshjet e fundit ekipi amerikan ka fituar ndaj Gjermanisë, fitore që i atribuohet Suxhos falë lëvizjeve të tij. Donald Suxho ka përcaktuar rezultatin në dy blloqet e fundit që shënuan dhe fitoren për amerikanët. 
36 vjeçari  ka shërbyer si trajner për skuadrën e tij aktualisht, kapiten skuadre. Donald Suxho ka lindur me 21 shkurt 1976 në Korçë dhe është një profesionist volejbolli dhe një lojtar në ekipin olimpik amerikan. Si një hartues, ai mori pjesë në Lojërat Olimpike 2004 në Athinë në Greqi po ashtu dhe në Lojërat Olimpike  në Londër 2012. Suxho dhe familja shkuan në Amerikë në vitin 1996 dhe jetonte në Massachusetts. Ai u bë një nga lojtarët më të njohur të volejbollit  me një karrierë mbreslënëse. Mirëpo duket se talenti i Donald Suxho nuk ka ardhur rastësisht, babai i tij ka qenë trajner volejbolli për të rinjtë. Suxho ka luajtur për ekipin kombëtar shqiptar që i vogël nga 1991-1996 dhe kaloi me ekipin kombëtar, ndërsa ishte ende një adoleshent. 
Promo
Live Stream
Moti
Sot

33° / 22°
Nesër

34° / 22°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,75
107.93
EUR / LEK
-0,59
140.55
GBP / LEK
-1,95
164.73
CHF / LEK
-0,47
112.88
JPY / LEK
0,60
107.55
Partnerë