Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Sport
“Zënka” me Balotelin, Bufon tallet
Mediat italiane raportuan se portieri ka goditur sulmuesin
03 korrik 2012 20:46
Fundi i ndeshjes finale të Euro 2012, Spanja është kampione. Zëvendës-trajneri i Italisë, Pin dhe menaxheri i skuadrës, Vladoviç tentojnë më kot që të ndalin Balotelin, i cili futet në tunelin e dhomave të zhveshjes.

Kapiteni Xhanluixhi Bufon është zemëruar nga ky veprim, ka hyrë në ambientet brenda stadiumit të Kievit dhe e ka nxjerrë jashtë sulmuesin. Sipas raportimeve nga Italia, debati i tyre ka qenë i ndezur, lojtarët kanë shkëmbyer fjalë, madje disa media kanë folur edhe për konfrontim fizik, me portierin që goditi Balotelin.

Spekulimet, më pas të përgënjeshtruara flisnin edhe për faktin që sulmuesi iu drejtua Bufon me fjalët: “U zhytëm për fajin e ju juventinëve”. Çështja bëri bujë, pavarësisht se në takimin me presidentin italian, Xhorxho Napolitano, dy futbollistët u shfaqën të qetë.

Në situatën e krijuar ka ndërhyrë edhe vetë Bufon, që nëpërmjet faqes së tij në “facebook” tallet dhe ironizon spekulimet. “Ditët e para të pushimeve dhe menjëherë nisin shqetësimet… Po sipas jush, a do të arrij të shërohem në kohë për startin e kampionatit”, ishte replika e “gardianit” 34-vjeçar.

“Tani mund të pyesni veten përse e rrezikoj fillimin e kampionatit. Shumë e thjeshtë, sepse dora me të cilën godita me shuplakë apo grusht shokun tim të skuadrës më dhemb për vdekje dhe do shkoj të bëj një grafi, vazhdonte më tej në komentin e tij Bufon, që në përfundim shkruante:

“Gjithsesi, ti lemë shakatë dhe e rëndësishme është të kuptojmë që faji është i të gjithëve. Por, nuk e kuptoj tendencën e mediave italiane që kërkojnë me çdo kusht të hedhin baltë mbi njerëzit”.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë