Sport
Policia britanike në Kiev
Masa për të garantuar sigurinë e tifozëve anglezë
23 qershor 2012 16:40
Kreu i policisë britanike me uniformë, që udhëtonte me tifozët anglezë drejt Kievit, për sfidën çerekfinale kundër Italisë ka bërë të ditur se “deri më tani gjithçka ka rrjedhur pa probleme”. Duke folur për “Reuters” nga Kievi, kryeqyteti I Ukrainës, ndihmës shefi i policisë, Endi Holt ka bërë të ditur se shqetësimet e mëparshme për probleme apo përplasje, të paktën deri më tani nuk kanë ndodhur.
“Jemi të kënaqur me mënyrën si kanë rrjedhur gjërat në Donjeck dhe në ndeshjen e Anglisë me Suedinë këtu në Kiev. Deri më tani gjithçka ka kaluar pa asnjë lloj problemi”, tha Holt.
Ai shtoi se asnjë tifoz anglez nuk është arrestuar gjatë Euro 2012, statistikë që tregon se koha kur huliganët britanikë të futbollit terrorizonin Europën ka kaluar. Tashmë tifozët anglezë janë ata që preferohen më shumë në qytetet e aktiviteteve sportive, pasi ata shpenzojnë shifra të konsiderueshme për argëtimit dhe mbi të gjitha për pijet, ndërsa aktualisht janë edhe më pak problematikët.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se për sfidën e së dielës me Italinë, policia do të marra masa edhe pse deri më tani nuk ka pasur probleme, ndërsa paralajmëroi dispozita të veçanta në rast se “Tre Luanët” do të kualifikohen për sfidën gjysmëfinale me Gjermaninë në Varshavë.
Kievi pritet të “pushtohet” nga një ushtri prej 6 mijë fansash anglezë. Ky do të jetë numri më i madh i tifozëve të organizuar britanikë deri në këtë fazë të Kampionatit europian. Ndërkohë, ndihmës/shefi i policisë, Holt theksoi se shqetësimet rreth episodeve raciste në Euro 2012 apo dhunës në turne, nuk janë asgjë më tepër sesa raportime sensacionale të mediave.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

16° / 7°
Nesër

17° / 8°
Sondazh
Mendoni se takimi Rama-Basha sjell zgjidhjen e konfliktit mes pozitës dhe opozitës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,49
101.35
EUR / LEK
-0,18
140.14
GBP / LEK
1,48
169.45
CHF / LEK
0,32
115.29
JPY / LEK
0,28
99.7
Partnerë