Sport
Turqi, dhuna e tifozëve të Fenerbahçes
Policia turke ka publikuar videon e incidenteve
15 maj 2012 20:19
Policia turke ka publikuar dhunën e tifozëve të Fenerbahçes në stadiumin e tyre, pas barazimit 0-0 të fundjavës me rivalët e përjetshëm të Gallatasarait, që I dha këtyre të fundit titullin kampion të Superligës.
Për arsye sigurie, tifozët e Gallatasarait nuk u lejuan që të ishin në stadium për këtë supersfidë, por edhe pse nuk kishin fansa rivalë përballë kujt të hakmerreshin, mbështetësit e Fenerbahçes pushtuan fushën dhe sulmuan forcat e policisë dhe rojet e sigurisë, duke hedhur ndaj tyre flakadanë dhe stola nga tribunat. 
Kamerat e sigurisë në godinat rreth stadiumit kanë regjistruar pamje të tifozëve që shkatërronin një makinë policies në një pikë karburanti aty pranë, ndërsa më ata kthyen përmbysë edhe një automjet të dytë të forcave të rendit. 
Me këto ngjarje dhune, merr një goditje të fortë kandidatura e Turqisë për të organizuar Kampionatin Europian të vitit 2020 në Stamboll. Gjithashtu, në atë vit, turqit synojnë të jenë vend organizator i Lojërave Olimpike. 
Megjithatë, zyrtarët e lartë të sportit në continent dhe në botë e shohin me dyshim faktin që Turqia mund ti organizojë me sukses këto dy evente sportive në harkun e dy muajve.
Pas dhunës së fundjavës në sfidën Fenerbahçe-Gallatasarai, policia ka arrestuar 48 tifozë që kishin zbritur në fushën e lojës, ndërsa gjykata ka vendosur masën e arrestit përpara zhvillimit të gjyqit.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 18°
Nesër

29° / 20°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë