Flash: Banka e Shqipërisë ngriti dy komisione për të evidentuar vjedhjen e parave në Qendren e Emision
Sipas ekspertëve në Bankës së Shqipërisë janë konstatuar 6 pako të hapura, që mendohet se Bitraj ka tërhequr shuma parash
Sport
Pas shitjes së Ronaldinjos në Brazil, Milani vazhdon punën në merkato
Prioriteti është afrimi i një mbrojtësi. Koentrao, Luiz dhe Mekses janë emrat në listë
12 janar 2011 20:55
Pas shumë vitesh në hije, Milani në në kreun e Serisë A dhe për të qëndruar atje veç skuadrës duhet të punojnë edhe drejtuesit.

Zv/presidenti, Adriano Galiani, ka mbëritur në Milano, pas një jave në Rio de Zhaneiro, ku mbylli shitjen e Ronaldinjos te Flamengon.

“Ishte dëshira e futbollistit që të rikthehej në vendlindje, - tha Galiani, - ne thjesht punuam për ta realizuar. Ronaldinjo zgjodhi Flamengon sepse bënë ofertën më të mirë.

Edhe ne zgjodhëm Flamengon, kjo e lehtësoi marrëveshjen, pavarësisht se bisedimet ishin të gjata sepse kërkuan takim tri-katër klube”.

Tifozët e Milanit prisnin që Galiani të vinte edhe me ndonjëherë përforcim nga Brazili, por synimet e kuqezinjve janë lojtarë që luajnë në Europë.

Objektivi kryesor është Fabio Koentrao.

Në janar apo në qershor nuk i dihet, por Milani do të kontaktojë me Rui Kostën, drejtorin teknik të Benfikës për të kërkuar shërbimet e anësorit të majtë.

Problemi kryesor mund të jetë çmimi.

Benfika kërkon 25 milionë euro, duke parë ofertat të ka marrë nga Spanja dhe Anglia.

Alternativa në bllokun e Galianit është Balzareti i Palermos, pasi në orët e fundit ka humbur terren edhe hipoteza Joan Kapdevila.

Spanjolli ka rinovuar kontratën me Vilarealin, kësisoj vëmendja e Milanit mbetet në Lisbonë, sepse atje luan David Luiz, partneri i Tiago Silvas në mbrojtjen e Brazilit.

Por edhe 24-vjeçari kushton mbi 25 milionë euro dhe kjo mund t’i shtyjë kuqezinjtë drejt Viktor Ruiz të Espanjolit apo francezit Mekses, për të cilin Roma kërkon 14 milionë euro.

Gjithashtu, Galiani do të takohet me Mino Raiolën, menaxherin e Mark Van Bomelit. Holandezi nuk ka rinovuar me Bajernin dhe do të ishte i lumtur me një kontratë 18 mujore në “San Siro”.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

31° / 19°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,00
103.65
EUR / LEK
0,00
139.42
GBP / LEK
0,00
175.87
CHF / LEK
0,00
114.69
JPY / LEK
0,00
101.72
Partnerë