Sport
Guardiola kërkon nga skuadra të vazhdojë me fitoret
Katalanasit periudhë shumë të ngarkuar, luftojnë për të gjithë trofetë
13 prill 2012 18:59

Beteja për titullin do të jetë e vështirë dhe misioni duket thuajse i parealizueshëm. Barcelona ka arritur 10 fitore radhazi, por trajneri i saj, Pep Guardiola, mendon se lojtarët e tij nuk duhet të kënaqen, por të vazhdojnë kështu, ndryshe mund të humbasin gjithçka. Kjo vlen së pari për ndeshjen e radhës ndaj Levantes. 

“Lojtarët e dinë situatën, e dinë që është fundi i sezonit. E dinë se duhet të dalin në fushë për të luajtur dhe se, nëse humbasin, atëherë gjithçka është e humbur. Pra, ne do të luajmë në Levante pikërisht me këtë mentalitet. Më tej, duhet të marrim veten, të luajmë në Londër me Çelsin, pastaj me Realin, pastaj sërish me Çelsin dhe kështu deri në fund të sezonit”, u shpreh ai.

Trajneri katalanas mendon se skuadra meriton vetëm lavdërime, ndërsa gjen rast të flasë edhe për duelin Mesi-Ronaldo. 

“Ne jemi mësuar të luajmë në këto kushte dhe jemi krenarë që kemi kaq shumë sfida për trofe tani në fund të sezonit. Sa për Mesin dhe Ronaldon duket sikur ata janë fotokopje e njëri-tjetrit. Janë dy lojtarë që nuk mund të krahasohen me asnjë tjetër në botë dhe ne jemi me fat që shijojmë lojën e tyre. Edhe tifozët janë me fat”, deklaroi Guardiola.

Së fundi, diçka nga gjendja e mbrojtësit Erik Abidal, që bëri transplant mëlçie.

“Jemi informuar nga doktorët dhe ata janë të qetë. Deri tani, çdo gjë është mirë. Ne mund të bazohemi vetëm tek raportet mjekësore dhe këta na sjellin lajme të mira”, tha trajneri.

 

Promo
Live Stream
Moti
Sot

21° / 18°
Nesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë