Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Rajoni
Flet Ministri i jashtëm serb Daçiç
Ambasadori amerikan në Beograd s'mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme
12 tetor 2017 15:58
Pas mesazhit në Tuiter të ambasadorit amerikan në Beograd Kajl Skot. ku kritikonte ministrin serb të mbrojtjes Vulin se mbështet kriminelët e luftës, ka reaguar ashpër Ivica Daçiç.


Ministri i jashtëm serb Ivica dacic ka reaguar ashpër ndaj mesazhit në Tuiter të ambasadorit amerikan në Beograd Kajl Skot. Ky i fundit kishte kritikuar ministrin serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin se mbron kriminelët e luftës. Dacic deklaroi se ambasadori amerikan nuk duhe të ndërhyjë në cështjet e brendshme të Serbisë. Kritikat e ambasadorit ameirkan vijnë pas shkrimit të Uashington Times sipas të cilit Vulin kishte vlerësuar kontributin e ish gjeneralit serb Vladimir Lazarevic gjatë luftës. Lazarevic është shpallur fajtor nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë. 
Mediat serbe citojnë Dacic i cili tha se ndërsa Lazarevic e ka kryer dënimin e tij, Ramush Haradinaj nuk ësht dënuar dhe ish gjenerali kroat Ante Gotovina, i cili është shfajësuar nga akuza për krime lufte, po përgatitet për tu bërë president i Kroacisë. 
AMbasadori amerikan i cili ka shpërndarë artikullin e Uashington Tajms në adresën e tij në Tuiter, shkruante ndër të tjera se fatkeqësisht, muaj të tëra punë për të përmirësuar imazhin e serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të shkatërrohen për faj të deklaratave të tilla si ato të Vulin. 
Ministri serb i mbrojtjes Vulin gjatë një interviste për mediat në vend u shpreh se është normale që një ministër të mbrojë gjeneralin e tij dhe askush nuk mund të thotë se ai gënjen për sa i përket deklaratave rreth bombardimeve të NATO-s në 1999-ën dhe Lazarevic.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë