Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Rajoni
Flet zëdhënësi i Presidentit turk Erdogan
Aleksandër Vuçiç ishte përgatitur shumë mirë
12 tetor 2017 12:59
Sipas zëdhënësit të presidentit turk Erdoan, kreu i shtetit serb Aleksandër Vucic ishte shumë i përgatitur për vizitën e e homologut të tij turk. Në një intervistë për mediat serbe ai vlerëspoi atmosferën gjatë vizitës dy ditore si të jashtëzakonshme.
Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk Erdoan në një intervistë për mediat serbe u shpreh se vizita e kreut të shtetit turk në Serbi ishte zhvilluar në një atmosferë të jashtëzakonshme. 
Sipas serbes Blic, Kalin është i vetmi politikan turk i autorizuar për të folur në emër të presidentit Erdoan. AI theksoi se Aleksandër vucic ishte shumë i përgatitur për vizitën e delegacionit turk dhe tregoi ngrohtësi dhe mikpritje. Një nga momentet më të mira për presidentin turk ishte takimi me komunitetin musliman në Novi Pazar. Sipas tij kjo ishte një mënyrë për të treguaj kujdesin që i kushtohet komunitetit musliman në Serbi. Kalin shtoi se gjatë takimeve u bisedua dhe për dialogun me Kosovën, duke inkurajuar Vucic për vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. 
Disa probleme sipas tij kanë nevojë për kohë, lidership, durim dhe pjekuri, elementë që të dyja palët i kanë, vijoi më tej Kalin duke shtuar se është një cështje rajonale e rëndësishme. MAdje ai tha se nëse Turqia mund të bëjë dicka në këtë dialog mes palëve, do të ishte shumë e lumtur ta bënte. 
I pyetur nëse serbia mund të kombinojë neutralitetin ushtarak me marrëdhëniet e mira me NATO dhe Rusinë, Kalin u poërgjigj se aktualisht është e domosdoshme që politika e jashtme të zgjerohet dhe jo të fokusohet në një partner të vetëm 
Por politika e balancës nënkupton marrëdhënie të mira me sa më shumë palë të jetë e mundur për të mbrojtur interesat kombëtare. Dhe një gjë e tillë kërkon një mendje dhe horizonte të hapura në politikat e jashtme, përfundoi ai. 
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë