Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Rajoni
Kosova nuk ishte në fjalorin e Erdogan
“Serbët, shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët janë miqtë tanë”
11 tetor 2017 19:56
Në përmbylljen e vizitës në Serbi, Presidenti I Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan I konsideroi vende mike shumë shtete të Ballkanit Perëndimor po u kujdes të mos përmendë dhe Kosovën. Gjithashtu theksoi se organizata e imamit Fetullah Gylen do të zhduket nga Turqia dhe Ballkani.

Presidenti I Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan në ditën e dytë të vizitës në Serbi foli për mardhëniet e ndërlikuara të këtij rajoni. Gjatë vizitës në Novi Pazar sëbashku me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, ai nuk përmendi në asnjë rast popullin e Kosovës. 
Recep Tayyip Erdoğan, President i Turqisë: “Serbët, kroatët, shqiptarët, boshnakët janë miqtë tanë me të cilët kemi jetuar ndër shekuj në harmoni dhe me të cilët do të jetojmë edhe në të ardhmen. Duam që asnjëherë më të mos ngjallen dhimbjet nga e kaluara. Pavarësisht se ku ndodh, ne nuk mbështesim padrejtësinë ndaj askujt, dhe për secilin kaos që ka ndodhur në Ballkan nga provokimet e huaja çmimin e kanë paguar njerëzit nga këto treva. Dhe, për këtë arsye them se përderisa popujt në Ballkan të jenë të bashkuar, aq më shumë do të jenë të sigurtë”
.
Erdoan nënvizoi se organizata e Imamit Fetullah Gylen, që konsiderohet si terroriste nga Ankaraja, do të dëbohet nga Turqia por edhe nga Ballkani. Edhe njëherë kreu I shtetit turk falënderoi homologun serb Vuçiç për përkrahjen që i ka dhënë me 15 korrik, kur ndaj tij dështoi tentativa për grusht shteti.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë