Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Rajoni
Erdogan: Vazhdojmë bashkëpunimin pavarësisht pakënaqësive
“Për afrimin mes Turqisë dhe Serbisë”
10 tetor 2017 20:53
Presidenti I Turqisë, Erdoan tha gjatë ditës së parë të vizitës në Beograd se do të vazhdojë thellimi I bashkëpunimit me Serbinë pavarësisht pakënaqësive. Këtë qëndrim e mbështeti edhe presidenti serb Vuçiç. 

12 marrëveshje janë firmosur mes delegacionit të Turqisë dhe Serbisë, në ditën e parë të vizitës së presidentit Rexhep Tajip Erdoan në Beograd. Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, kreu I shtetit turk theksoi se do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Rexhep Tajip Erdogan, President i Turqisë: “Do të ketë nga ata që nuk do ta vlerësojnë për të mirë afrimin e Turqisë dhe Serbisë, por ne do të vazhdojmë me bashkëpunimin. Ne po marrim hapa të përbashkët për të zgjidhur disa probleme në të gjitha pjesët e Ballkanit. Për shembull rrugën nga Beogradi deri në Sarajevë duhet sa më shpejtë ta ndërtojmë. Pse? Sepse rrugët janë civilizim”. 
Nuk dihet me saktësi nëse kjo deklaratë I referohet Kosovës, pasi vetëm ky shtet nuk mund ta shikojë si një zhvillim pozitiv, afrimin mes Turqisë dhe Serbisë. Në asnjë moment Erdoan dhe Vuçiç nuk kanë folur për mardhënien e brishtë mes Beogradit dhe Prishtinës.

Aleksander Vuçiç, President i Serbisë: “Jemi pajtuar se stabiliteti rajonal dhe paqja është lartë ndër prioritetet tona. Në veçanti folëm për BeH-në ku përsërita qëndrimin e Serbisë për domosdoshmërinë për të respektuar integritetin territorial të BeH-së si dhe të integritetit të Republikës Sërpska brenda BeH-së. Ky nuk është viti 1389 siç mendojnë disa. Sot jemi në vitin 2017 dhe dëshirojmë marrëdhënie sa më të mira të mundshme me Turqinë”.

Erdoan falenderoi Vuçiç dhe qeverinë e Serbisë për mbështetjen në periudhën e vështirë me 15 korrik gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti. Ndërkohë, vizita e presidentit të Turqisë në Serbi do të vazhdojë edhe gjatë së mërkurës. Sipas Vuçiç, në qytetin Novi Pazar do të nënshkruhen edhe 4 marrëveshje të tjera mes dy vendeve. Erdoan shprehu bindjen se shkëmbimet tregtare mes Turqisë dhe Serbisë deri në fund të këtij viti do të jetë një miliard dollarë. Ndërsa më tej tha se kjo shifër duhej të shkonte deri në tre miliardë dollarë.  
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë