Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Rajoni
Reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë
Uashingtoni nuk mbështet asnjë variant tjetër të demarkacionit me Malin e Zi
13 shtator 2017 11:43
Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas shkarkimit të komisionit për demarkacionin me Malin e IZ, pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj. Ambasada amerikane deklaroi se Uashingtoni nuk mbështet asnjë variant tjetër për demarkacionin mes dy vendeve 
Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë kanë konfirmuar për mediat kosovare se  Uashingtoni mbështet Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit të arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi në vitin 2015, e cila, sipas tyre, rezultoi me mos humbje të territorit nga këto dy shtete. Kryeministri Haradinaj ditën e parë të punës së tij se kreu i qeverisë së re në vend, shkarkoi Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi. 
Po rnga ana tjetër ish kryeministri Isa Muistafa dhe lideri i Lidhjes demokratike të Kosovës, deklaroi se deputetët e LDK-së do të votojnë në parlament demarkacionin nëse kufiri  zhvendoset në Zhlep e Çakorr. E nëse nuk ndodh një gjë e tillë, Mustafa shton se të gjithë ata që i kishin akuzuar për tradhti dhe shitje të Kosovës, duhet të kërkojnë falje. Por ish kryeministri  tregohet skeptik në lidhje me Haradinaj, duke thënë se deklarata e tij për ndryshimin e variantit të demarkacionit është thjesht për të fituar pikë në opinionin publik.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë