Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Rajoni
Ramush Haradinaj: Për 10 ditë Kosova do të ketë institucionet dhe qeverinë e re
Veseli mund të jetë kryetar i Kuvendit
11 gusht 2017 15:02
Sipas kandidatit për kryeministër te koalicionit PAN ne Kosove, Ramush Haradinaj, brenda 10 ditesh do te krijohen institucionet dhe qeveria e re. Ne nje interviste per Radio Europa e Lire, Haradinaj shprehet se  vetëm Kadri Veseli mund të jetë kryetar i parlamentit te ri.

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, thotë se Kosova brenda 10 ditëve të ardhshme do të ketë institucionet e reja. “Ka një reflektim të spektrit politik, ashtu siç e thash më herët, dhe besoj që në këto ditët që po vijnë, në këto 10 ditë do të jemi në gjendje që t’i marrim vendimet e duhura për të konstituuar Kuvendin, t’i zgjedhim organet e Kuvendit dhe njëkohësisht edhe formimin e Qeverisë”, shprehet Haradinaj për radion Evropa e Lirë.
Kreu I AAK-së, thotë se me mbështetjen e partisë politike Aleanca Kosova e Re, vendi do të ketë një Qeveri gjithëpërfshirëse. “Kjo është një situatë e mirëseardhur dhe dihet se një situatë e tillë, një rol dhe platformë që e shprehu Pacolli, për një Qeveri gjithëpërfshirëse dhe një platformë qeverisëse janë interes i vendit sot, dhe ne jemi të hapur për këtë qasje të re të zotit Pacolli dhe e mirëpresim”, tha Haradinaj. 
Ai thotë se kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është kryetari I PDK, Kadri Veseli. Sipas Haradinaj, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë si synim politik që të bllokojnë një formim të qeverisë nga Koalicioni PAN.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë