Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Rajoni
Gjykata në Prishtinë: Urdhërarrest për Albin Kurtin
Gjobë për Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli
21 prill 2017 11:12
Gjykata themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër arrest për deputetine vetëvendosjes Albin Kurti si dhe ka dënuar me gjobë kryetarin e parlamentit Kadri Veseli pasi nuk kanë marrë pjesë në seancën gjyqësore kundër aktivistëve të vetëvendosjes.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për deputetin e Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti. Gjyqtari Beqir Kalludra u shpreh për mediat në vend se pas arrestimit, Kurtit do t’i caktohet masa e paraburgimit. Kalludra këtë vendim e ka marrë për shkak të mungesës së tij në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës nnë sallën e parlamentit të Kosovës.
Ndërkohë që pas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për Albin Kurtin, janë dënuar me 200 euro gjobë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti, deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj, të cilët ishin në cilësinë e dëshmitarëve, dhe nuk u paraqitën në këtë seancë.
Në seancë kanë qenë deputetët Flora Brovina, Blerta Deliu Kodra dhe Nuredin Ibishi. Në seancë ka munguar edhe prokurorja Fikrije Krasniqi.
Pas seancës deputetët e akuzuar Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli kanë thënë se kjo është bërë sepse ka zëra që Demarkacioni do të kthehet në Kuvend.
Deputetët akuzohen për përdorim të armëve dhe pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës pikërisht për shkak të kundërshtimit të demarkacionit vitin e kaluar duke përdorur gaz lotsjellës në Kuvend.



Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë