Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Rajoni
Maqedoni, kuvendi në vendnumëro
VMRO-DPMNE vijon me akuzat ndaj platformës së partive shqiptare
20 prill 2017 20:07
VMRO-DPMNE vijon me akuzat për platformën e partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë. Ndërsa LSDM shfaqet e pafuqishme të zgjedhë kryetarin e ri të parlamentit.

Paralajmërimet e LSDM se do zhbllokojë punimet në kuvendin e Maqedonisë po mbesin vetëm fjalë. Edhe në ditën e 15 të vazhdimit të seancës konstituive nuk u bë e mundur që të kalohet në pikën e rendit të ditës ku përcaktohet zgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit. Deputetët e VMRO-DPMNE kësaj radhe u kërkuan kolegëve të LSDM që të përfshihen në debat ndërsa kërkuar sqarime në lidhje me platformën e partive shqiptare.
krste Jovanovski, deputet i VMRO-DPMNE:“Në vend që të dalin dhe publikisht të distancohen nga kjo ata heshtin dhe nuk flasin asgjë për platformën. Ata vazhdimisht heshtin por kanë takime konstante me ambasadorë të ndryshëm nga vende të tjera ku bisedojnë për shumë çështje. Në vend që të bisedojnë me ata ambasadorë, duhet të bisedojnë këtu në këtë foltore për këtë problem sepse janë zgjedhur nga ky popull dhe jo nga ambasadorët”.
Surija Rushiti, deputet i Aleances per Shqiptaret:“25 vjet rresht protestoni kundër arsimit të mesëm shqip, kundër fakultetit pedagogjik, kundër universitetit të Tetovës, kundër marrëveshjes së Ohrit dhe ja tani kundër deklaratës së përbashkët. Shumë gjëra nga këto janë realizuar por nuk shoh se cili interes strategjik i maqedonasve është rrezikuar”.
Ndërkohë, në Maqedoni ka nisur edhe një përplasje në distancë mes shumicës parlamentare. Nga BDI është konfirmuar një takim mes kreut të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevskit dhe liderit të LSDM, Zoran Zaev. Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga partia socialdemokrate, që njofton se këto janë zëra për të përçarë koalicionin e shumicës.    


Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë