Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Rajoni
Vuçiç i kundërpërgjigjet Ramës
“Deklaratat për bashkim të Shqipërisë me Kosovën në dëm të paqes në rajon”
20 prill 2017 17:22
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës për skenare të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Sipas tij, deklarata të tilla nxisin konflikte dhe nuk i shërbejnë krijimit të marrdhënieve të mira dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, njëherësh edhe presidenti i zgjedhur i vendit reagoi për deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili tha se nuk përjashtonte mundësinë e një bashkimi të Shqipërisë me Kosovën nëse zbehet perspektiva e antarësimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Përgjigjen kryeministrit shqiptar, Vuçiç ia dha gjatë konferencës për shtyp në përfundim të mbledhjes së të enjtes së kabinetit qeveritar.
Aleksandër Vuçiç, kryeministër i Serbisë: Ne i lutemi që me deklarata të tilla të mos dalin në publik se ato nuk kontribuojnë në marrëdhëniet e mira në rajon dhe as për krijimin e atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët për projekte të rëndësishme.
Vuçiç tha se deklarata të tilla nuk nxisin gjë tjetër veçse konflikt. Ndërsa u shpreh i bindur se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të mbetet vetëm në kontekstin e ëndrrës. Me humor ai shtoi:
 “Po të kisha thënë unë diçka për unifikimin e të gjithë serbëve të rajonit, në Bruksel do më kishin varur në vend të flamujve që janë atje”.
Kryeministri i Serbisë kërkoi nga Bashkimi Europian, një gjykim të qartë për atë ç’ka po ndodh sot në rajon. Ndërsa tha se Serbia heziton të flasë për unifikime apo ndarje, por do të krijojë vlera të reja në ekonomi, për të nxitur një lidhje më të fortë mes vendeve të rajonit.
Të martën, revista amerikane Politico publikoi një intervistë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në të cilën ai shprehej se se nuk përjashtonte mundësinë e një bashkimi të Shqipërisë me Kosovën nëse zbehet perspektiva e antarësimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një deklaratë që u mbështet një ditë më vonë edhe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.



Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë