Flash: Gjykata Kushtetuese shqyrton ankimimin e PD, lidhur me ligjin për KLGJ e KLP
PD ka ankimuar ligjin për KLGJ dhe KLP në Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen si antikushtetues të disa neneve të ligjit
Rajoni
Një incident detar me forcat turke në ujërat e detit Egje
U denoncua nga Shtabi i Përgjithshem grek
17 shkurt 2017 12:10
Një patrullë ushtarake turke hapi zjarr me armë mëngjesin e së premtes  në ujërat greke, në afërsi të ishullit të Farmakonisit në Egjeun juglindor. Lajmi është bërë i ditur nga shtabi i përgjithshëm grek. Anija patrulluese  turke u largua nga zona, pas ndërhyrjes së fregatës greke Nikiforos, e cila ka bërë të gjitha paralajmërimet e duhura për t’u larguar, tha një burim në Shtabin e Përgjithshëm.
"Ky është një incident i rëndë, krejt i ndryshëm" nga ato që Greqia i denoncon si shkeljet si të përsëritura turke të sovranitetit të saj në zonën e Egjeut. Marina militare greke ka kaluar mëngjesin e së premtes në  gjendje të "mbikqyrjes së rritur" shtuan burime të Shtabit të Përgjithshëm grek.
Edhe më herët, në 29 janar të këtij vitit, luftëanijet turke dhe greke kanë patur një përballje në detin Egje në ujrat greke, në afërsi të ishujve grekë që pretendohen nga Ankaraja.
Pavarësisht normalizimit të marrëdhënieve që filloi në fund të viteve '90, dhe bashkëpunimit bilateral për të prerë flukset e migracionit në Egje, marrëdhëniet greko-turke mbetet të tensionuara. Ky tension në raportet dypalëshe vjen si pasojë e mungesës se zgjidhjes së pretendimeve të Athines dhe Ankarasë zyrtare në lidhje me sovranitetit në detin Egje dhe në Qipro.



Live Stream
Moti
Sot

19° / 8°
Nesër

22° / 10°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,03
125.83
EUR / LEK
-0,92
135.42
GBP / LEK
-2,59
155.87
CHF / LEK
-0,82
126.51
JPY / LEK
-0,99
111.15
Partnerë