Flash: Rradhë të gjata udhëtarësh në portin e Durrësit
Rradhë të gjata udhëtarësh, të cilët janë irrituar pas vonesave, në portin e Durrësit. Shkak është bërë për bllokimi i sistemit TIMS
Rajoni
Vazhdojnë sulmet raciste në Greqi
Rritje alarmante e numrit të sulmeve raciste në vend
23 shtator 2012 16:40
Me qindra persona kanë marshuar në rrugët e Athinës për të protestuar kundër racizmit. Manifestimi ka qenë i qetë, por sapo ka mbaruar dy emigrantë pakistanezë që kishin marrë pjesë në këtë protestë janë sulmuar me thikë nga një komando. Të dy të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën. Që nga hyrja në parlament e partisë Agimi i Artë, i ekstremit të djathtë, parti që dhe me simbolet e saj pasqyron partinë naziste, në Greqi ka pasur një rritje të numrit të sulmeve me sfond racist. Përshkallëzim ky që nuk ka ndërmend të ulet nëse mendohet se sipas votave më të fundit, tashmë më shumë se 10 për qind e grekëve do të zgjidhnin Agimin e Artë nëse do të kishte sërish një proces zgjedhor. Për këtë arsye dhe aktivistët e kësaj partie duket se po përfitojnë. Në një treg fruta perimesh në Athinë ata i kanë kërkuar dokumentet emigrantëve dhe më pas kanë shkatërruar çdo gjë që kanë gjetur aty. Por Agimi i Artë po ndërmerr veprime të dyfishta pasi nga një anë sulmon emigrantët dhe nga ana tjetër shpërndajnë ndihma ushqimore për grekët, pro vetëm pasi të kenë verifikuar me anë të dokumenteve nënshtetësinë e tyre.
Live Stream
Moti
Sot

33° / 21°
Nesër

34° / 24°
Pasnesër

34° / 24°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,85
104.88
EUR / LEK
0,50
139.44
GBP / LEK
0,30
174.5
CHF / LEK
0,73
115.23
JPY / LEK
0,03
101.56
Partnerë