Flash: PD: Modeli Rama-Meta, nuk njeh asnjë kufi morali dhe përgjegjësie
PD: Dyshja Rama-Meta promovon hapur në mes të ditës një drejtoreshë që shkaktoi vdekjen e një zonje, e një nëne
Rajoni
Kosovë, të dhënat e regjistrimit të popullsisë, 1. 739.825 banorë
Nga regjistrimi i popullsisë përjashtohen, Leposaviçi, Zubin Potoku dhe Zveçani
21 shtator 2012 13:58
Sipas rezultateve përfundimtare, 1.739.825 është numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, duke përjashtuar komunën e Leposavicit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesën veriore të Kosovës. Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kishte filluar më 1 prill të vitit të kaluar dhe në disa komuna kishte zgjatur më shumë se 15 ditë. Regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, ishte mbajtur në vitin 1981. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh. Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëherë nga shqiptarët, Kosova kishte 1.956.196 banorë. Nga ana tjetër, sipas rezultateve që janë publikuar më herët, dihet se numri total i popullsisë në Kosovë është 1.733.872. Ndarja gjinore tregon një dominim të lehtë të meshkujve, të cilët përfaqësojnë 50,4 për qind të popullsisë së përgjithshme dhe nuk ka ndonjë dallim domethënës në nivel komunal.
Live Stream
Moti
Nesër

28° / 22°
Pasnesër

28° / 21°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,85
104.88
EUR / LEK
0,50
139.44
GBP / LEK
0,30
174.5
CHF / LEK
0,73
115.23
JPY / LEK
0,03
101.56
Partnerë