Rajoni
Ambasadorja amerikane në Prishtinë
Trejsi Xhejkobson prezantohet përmes videos tek qytetarët kosovarë
10 gusht 2012 16:41
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Trejsi Xhejkobson, arrin në fund të kësaj jave në Prishtinë. Nëpërmjet një videoje, të publikuar nga Ambasada amerikane, në gjuhën shqipe ajo prezanton veten te qytetarët e Kosovës. Zonja Xhejkobson si ambasadore kishte shërbyer në Turkmenistan dhe në Taxhikistan. Një diplomate karriere nga Shërbimi i Lartë Diplomatik, së fundmi ka shërbyer si zëvendësdrejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm. Xhejkobson ka qenë shërbyer gjithashtu si zëvendëssekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate në Seul të Koresë Jugore, Moskë të Rusisë, e të tjera. Ajo ka mësuar gjuhët shqipe, serbe, franceze, ruse, spanjolle, koreane, dhe taxhike. Është e martuar me Dejvid Bau, pjesëtar i shërbimit diplomatik britanik. Xhejkobson zëvendëson ish ambasadorin Kristofer Dell.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 18°
Nesër

29° / 20°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë